Shkrime

Fahri Musliu për Al Jazeera: Emri im po përdoret nga regjimi serb

“Sigurisht që nuk është hera e parë, sepse emri im përmendet prej 13 vitesh në media të ndryshme dhe mes qytetarëve anembanë Ballkanit, si ato të serialeve spanjolle apo turke dhe mesa duket nuk do të jetë as hera e fundit. Emri dhe reputacioni im si gazetar tani po përdoret nga regjimi serb” – Kështu deklaroi për Al Jazeera gazetari shqiptar Fahri Musliu, duke shtuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar disa here ndaj disa shpifjeve të portaleve të errëta dhe brenda pak ditësh ka përmendur emrin tim disa herë në disa paraqitje televizive.

“Më vonë u shfaq edhe një video presidenti me babain e tij dhe nuk e di për çfarë arsyeje”. Ajo video po qarkullon në rrjetet sociale dhe portale dhe aty Vuçiç dëshmon se unë nuk jam babai i tij, gjë që shkaktoi një ortek reagimesh në Serbi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë zonën e Ballkanit” – tregoi Musliu, sipas të cilit, më e neveritshmja ishte një deklaratë e shkruar e shefit të kabinetit të Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani në Platformën X, e cila u raportua nga pothuajse të gjitha mediat në Kosovë. Për këtë ka pasur reagime të ashpra edhe nga kolegë dhe personazhe të tjerë publikë që kërkuan dorëheqjen e tij.

“Të flasësh për origjinën kombëtare të dikujt, i cili është babai ose nëna e tij dhe të kërkosh që ajo të përcaktohet me analizë të ADN-së, duke e bërë një çështje kombëtare – është dëshmi e gjendjes mendore dhe zhgënjimit të njerëzve dhe shoqërisë në tërësi”. Kjo po ndodh në Serbi, në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që dëshmi se ka njerëz që ende jetojnë në një lloj marrëdhënie fisnore sipas definicionit të gjakut dhe tokës” – deklaroi Musliu.

Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë Aleksandër Vuçiçin. E vetmja gjë ka qënë se para disa vitesh kam kërkuar disa herë përmes shërbimit të kontaktit të tij mediatik të më priste për të diskutuar për këtë shpifje, por vetëm një herë mora përgjigjen se “Presidenti është shumë i zënë”.

“E përsëris, nënën e tij Angjelinën e kam njohur që nga viti 1985 apo 1986, ashtu si dhe dhjetëra kolege gazetare kur jemi takuar në Kuvendin e ish Republikës Jugosllave, prej nga ku raportonim si korrespondentë, ajo për RTV Novi Sad , dhe unë për të përditshmen e Prishtinës Rilindja. Ajo ishte një grua me klas, e arsimuar dhe e kulturuar, një gazetare e vërtetë profesioniste, një kolege dhe shoqe e sinqertë, një grua e mirë dhe një nënë shumë e përkushtuar. Dhe më vjen keq që edhe ajo dikur ka përjetuar trauma të tilla nga njerëz të pandershëm që nuk i interesojnë të vërtetat dhe faktet” – deklaroi gazetari shqiptar.

Duke folur për marrëdhëniet e sotme mes Serbisë dhe Kosovës, Musliu tha se dëshmia më e mirë e atyre marrëdhënieve është sjellja e politikanëve, qytetarëve dhe mediave të të dyja palëve. Sipas tij, edhe pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës, marrëdhëniet nuk janë përmirësuar, për më tepër distanca dhe urrejtja janë thelluar.

I pyetur nëse, siç pretendohet shpesh, se ai punon për shërbimin sekret serb, më parë edhe për Sigurimin e Shtetit, Musliu tha se kështu thonë të ashtuquajturit ekspertë, të diturit.

“Të mos harrojmë se disa shqiptarë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut thonë se unë jam bashkëpunëtor i UDB-së sepse kam jetuar në Beograd për një kohë të gjatë” – ironizoi gazetari Musliu duke treguar edhe një rast grotesk, ku në një emision televiziv, regjistrimi i cili po qarkullon në YouTube, shërbimi sekret ka marrë mostra nga gota ime nga e cila kam pirë ujë në një lokal dhe në bazë të analizës së ADN-së ka dalë në përfundimin se unë jam “babai” i vërtetë i Aleksandër Vuçiç.

Dhe pretendimeve të tyre, përfundon Musliu, i përgjigjem se punoj për ato shërbime që paguajnë më shumë, përkatësisht CIA, MOSAD, MI 6.

 

TRENDING

Exit mobile version