Lifestyle

Fakte për gratë që ndoshta nuk i keni ditur

Studiuesit argumentojnë përse burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe çdo eksperiencë stresuese dhe se si mënyra e reagimit të tyre lidhet me hormonet, energjinë, sakrificën dhe dashurinë për veten. Muskuj të forcuar, zemra që rreh fort dhe stresi që kaplon nga të gjitha anët: këto janë emocionet që përfshijnë si meshkujt dhe femrat kur ndodhen përballë një situate të papritur stresuese. Por më pas në kuptimin afatgjatë me kalimin e ditëve dhe muajve, ndryshimet mes sekseve fillojnë dhe shfaqen. Kërkimet po fillojnë të zbulojnë ndryshime mes sekseve që mund të ofrojnë ndoshta një analizë përse sëmundjet e lidhura me stresin janë më të zakonshme te gratë sesa te burrat. Kërkuesit besojnë se një hormon i lidhur me besimin i bën femrat më të prekura nga depresioni, ankthi dhe sëmundjet mendore. Kur vjen puna për t’u përballur me stresin, burrat dhe gratë kanë aftësi të ndryshme përballimi. Hormonet, shkak i këtij ndryshimi Një nga arsyet kryesore përse burrat dhe gratë reagojnë ndryshe ndaj stresit janë hormonet. Tre luajnë një rol kyç: kortizoli, epinefrina dhe oksitocina. Kur stresi godet, hormonet e quajtur kortizol dhe epinefrinë së bashku shtojnë presionin e gjakut të një personi dhe qarkullojnë sheqerin në gjak. Vetë kortizoli ul efektivitetin e sistemit imun. Ai që ndikon është hormoni oksitocinë. Ky është hormoni që kundërvepron me kortizolin dhe epinefrinën dhe nxit qetësinë e emocioneve. Ndërsa burrat gjithashtu sekretojnë oksitocinë, ajo është në sasi më të vogla.

TRENDING

Exit mobile version