“Faleminderit që më pranove në Instagram” – Arrestohet shqiptari “CIKS”, akuzohet për sulme seksuale në parqe publike

Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për sulme seksuale në parqe publike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u afrohej vajzave të ndryshme dhe shkëmbente adresat e rrjeteve sociale e më pas kalonte në veprime si puthje dhe prekje.

Rasti i parë për shqiptarin që nuk shkoi siç e kishte planifikuar ndodhi më 29 maj në parkun “Nilde Iotti”, Reggio Emilia. Ai iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram dhe më pas tentoi ta prekte e puthte.

Vajza u largua prej tij dhe shkoi të bënte denoncimin. Por shqiptari s’u ndal. Më datë 2 qershor ai ndoqi një grua dhe tentoi të abuzonte me të. Gruaja arriti të shpëtonte vetëm duke i kafshuar dorën shqiptarit dhe më pas telefonoi policinë. Kështu u bë arrestimi i të riut.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin