Kosova

Familjet e mohuan, publikohet dokumenti i kërkesës së divorcit mes Naimit dhe Liridonës

Ngjarja e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja, Liridona Ademaj tronditi opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Fillimisht, Policia e Kosovës rastin e kishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, kurse dy ditë më vonë, policia njoftoi arrestimin e tre personave të dyshuar për rastin.

Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, Granit Plava i cili dyshohet se kreu vrasjen “me porosi”, si dhe Kushtrim Kokalla si personi i tretë si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Shkaqet që çuan Naimin në kryerjen e kësaj vepre të rëndë ende nuk dihen zyrtarisht edhe pse në media dhe nga familjarët e Liridonës dhe Naimit, janë dhënë disa versione

Pas ngjarjes të dy familjet, u shprehen se çifti ka qenë i lumtur dhe për asnjë moment ata nuk kanë kërkuar ndarjen nga njëri – tjetri, por nga një dokumenti i siguruar nga KosovaPress, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze.

Megjithatë divorci nuk ndodhi, sepse brenda periudhës gjatë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri nuk kishte shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.

Për këtë, Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

“Më 31 janar 2019, Liridonë Murseli dhe Naim Murseli kanë dorëzuar një deklaratë të përbashkët divorci. Gjykata e Qarkut vendosi që divorcit t’i paraprihet një periudhë shqyrtimi prej të paktën gjashtë muajsh dhe maksimumi një vit. Në lidhje me vendimin, gjykata e rrethit njoftoi palët se mund të kërkonin me shkrim ndarjen brenda afatit të caktuar. Asnjë kërkesë për vendim për divorc nuk ka mbërritur në gjykatën e rrethit. Çështja e ndarjes ka rënë. Gjykata e Qarkut e pushon çështjen nga procedimi i mëtejshëm”, thuhet në dokumentin që ka parë KosovaPress.

TRENDING

Exit mobile version