Në emisionin “Expuls”, i është bërë një kamerë e fshehtë Antonetës, ish-konkurrente në “Përputhen 1”. Ajo është ftuar për një intervistë, por teksa priste në dhomën e pritjes, është ngacmuar nga një vajzë “lesbike”.
“Kam dëgjuar se i ke buzët të bëra. Mua më duken shumë të bukura. Të t’i prek pak?”, dëgjohet t’i thotë vajza, teksa Antoneta nuk pranon.
Më tej, ajo i afrohet për ta puthur por Antoneta e ndalon. Ish-konkurrentja e “Përputhen” i gjuan me shpullë.
Më pas, vajza tenton ta puthë prapë dhe përfundojnë duke u kapur për flokësh. “Psikopate, çfarë je duke bërë?”, i thotë Antoneta.