Politike

Fatmir Mediu: Duhet të heqim dorë nga loja me SHBA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se duhet hequr dorë nga loja që bëhet me SHBA-në. Ai theksoi se SHBA-të e kanë dhënë mesazhin e qartë ndërsa shtoi se opozita nuk duhet të merret me “kush më e do e kush s’më do”.

“E para, ne duhet të heqim dorë nga loja me SHBA sepse është serioze për ta përmendur herë pas here për përfitime të momentit. SHBA e kanë mesazhin shumë të qartë. Një Shqipëri demokratike në luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, e cila respekton Kushtetutën, një parlament dhe opozitë funksionale. Çështjet në raportet individuale dhe politike i kanë bërë të deklaruara. Mendoj se nuk është fakti se ku mblidhet për të protestuar opozita, por për çfarë mblidhet të protestojë.

Në këtë këndvështrim, e rëndësishme është që të mblidhemi për një gjë që është shqetësuese sot, mosfunksionimi i shtetit, që kontrollohet nga kryeministri, një republikë kryeministrore, një parlament që nuk kryen funksionet normale. Pajtohem me të gjitha kërkesat që ka bërë opozita për sa i përket komisioneve hetimore apo të reformës zgjedhore dhe më tej vetë organizimi politik i opozitës. Opozita nuk mund të merret thjesht si kush më e do e kush s’më do, më pëlqen sot apo jo nesër”, theksoi ai.

Më tej, Mediu theksoi se opozita duhet të gjejë vetveten në disa aspekte.

“E kam për të gjitha palët sepse përdoret nga të gjitha palët. SHBA janë aleatë me Shqipërinë dhe në aleancë, ka dy faktorë në dy pjesën politike. E para që merr rëndësi primare sepse përfaqëson shtetin është qeveria dhe e dyta, është edhe opozita. Dhe të gjithë duhet të shikojnë se si t’i shërbejnë interesit të partneritetit strategjik me SHBA. Këtu është ajo që mbështet tani, këtë e do këtë s’e do, është një çështje që hyn në disa kanale që nuk janë të vlefshme as për politikën dhe as për SHBA.

Çështjet janë herë më të mëdha sesa në debatin e politikës së përditshme. Por që ta mbaroj në gjykimin tim, opozita duhet të gjejë vetveten në disa aspekte. I pari, është funkssionimi politik i saj. PD është graviteti por eksperienca më ka mësuar se një opozitë e bashkuar është më efikase se një e ndarë, duke pasur parasysh me sistemin elektoral. Duhet të funksionojë rreth një lideri apo rreth ideve racionale. Mendoj se duhet funksionojë rreth ideve dhe çdo lider, peshën e ka për mendimin që sjell. Prandaj kemi propiozuar një federatë“, tha Mediu.

TRENDING

Exit mobile version