Fatos Hoxha fajëson Bashën: Majkëll Xhordan nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ia ka faturuar humbjen Lulzim Bashës dhe këshilltarëve të tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha thekson se në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.

“Për të gjithë ata, që habiten se si PS mundi të marre mandatin e tretë dhe fajësojnë shqiptaret për këtë, është mirë të themi dhe të pranojmë dy të vërteta të thjeshta:

1. Në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.
Siç thoshte Majkëll Xhordan:” po punove fort ia del, ska rrugë të shkurtëra në jete”.
Majkëll Xhordan ishte lider,

Ai fitonte, nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari.
2. Strategjinë e gabuar politike PD e zgjodhi kur kishte përballe një kryeministër që treshin politik e kishte për zemër”, thekson Hoxha.
Në mesazhin e tij, ish-deputeti demokrat lë të kuptojë se edhe mandati i fituar nga Basha si kryetar Bashkie në vitin 2011, ka qenë një “dhuratë” e ish kreut të KQZ-së, Arben Ristani që më pas u shpërblye me post deputeti.
“Edi Rama e mbajti lehtësisht Bashkinë e Tiranës për tre mandate ( mezi ia hoqi Arben Ristani).
Se përse do ta trembë treshi kryeministror, vetëm ” këshilltarët mizerabël” të Lulit mund ta dinë!?”, shprehet Hoxha.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin