Bota

Fauçi kritikon Britaninë e Madhe për aprovimin vaksinës anti-Covid: Kjo që bënë ata ishte…

SHBA-Epidemiologu amerikan, Anthony Fauçi ka kritikuar Mbretërinë e Bashkuar për aprovimin e shpejtë që i bari vaksinës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech. Në një intervistë për mediat ai u shpreh se nëse nuk marrim të gjitha masat e duhura dhe  të jemi të sigurtë për vaksinën atëherë edhe vetë njerëzit nuk do të pranojnë që të vaksinohen.

Ai më tej tha se amerika do të vijojë aplikimin e vaksinave në bazë të urdhërit të Administratës e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Në fund ai e mbylli intervistën e tij duke thënë se Britanisë edhe pse u shkoi leja për aprovim më para se te FDA-ja kjo nuk bën ndryshim dhe se lejimi për aplikim emergjent ishte i nxituar.

“Nëse nuk merren masat e duhura për vaksinën as njerëzit nuk do të duan të vaksinohen. Ne kemi standardin e artë të qasjes rregullatore të Administratës së Ushqimit dhe Barnave(FDA). Mbretëria e Bashkuar nuk veproi me aq kujdes. Ata e patën disa ditë më  para vaksinën po kjo nuk mendoj se kjo bën shumë ndryshim,” tha ai.

Vaksina anti-Covid e Pfizer dhe BioNTech u miratua ditën e djeshme në Angli nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për përdorim emergjent. Anglia është bërë kështu vendi i parë në botë që ka miratuar një vaksinë anti-Covid për përdorim masiv, por kjo ka marrë shumë kritika nga vendet e tjera pasi cilësohet si verpim i nxituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version