NTV
No Result
View All Result
17/02/2021 , 19:34
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/02/2021 , 19:34
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Fauci: Vaksinimi i shpejtë, thelbësor për luftën kundër pandemisë Covid

by Cuci
09/02/2021 , 8:10
Fauci kundër studimit: Ja pse edhe ata që kanë kaluar Covid duhet të marrin 2 dozat e vaksinës
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja më e mirë kundër varianteve të rinj të koronavirusit dhe pandemisë së COVID-19 është vaksinimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të hënën eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci.

Gati 700 raste të lidhura me variante të koronavirusit janë identifikuar në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët amerikanë në një konferencë shtypi. Prej tyre, 690 raste janë nga një variant më ngjitës i zbuluar së pari në Britani, i quajtur B.1.1.7, i cili në mars mund të bëhet varianti dominues i Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë testime në shkallë të gjërë për varantet e reja të koronavirusit, kështu që numri aktual i rasteve të tyre ka të ngjarë të jetë më i lartë se shifrat zyrtare. Të gjitha viruset kalojnë nëpër faza të mutacionit, por shkencëtarët shqetësohen për ndryshimet tek viruset që i bëjnë ata më ngjitës ose më vdekjeprurës.

Dr. Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ndërsa është e arsyeshme të studiohen vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për të parë nëse është i mundur vaksinimi me një dozë, duhen muaj për përfundimin e studimeve të këtij lloji, duke i bërë ato pothuaj të padobishme.

Dr. Fauci inkurajoi njerëzit që të marrin dy doza të vaksinave kundër Covid-19.

“Qasja optimale do të ishte të vazhdojmë të vaksinojmë sa më shumë njerëz me dozën e parë, por gjithashtu duke u siguruar që njerëzit në kohë të marrin edhe dozën e dytë”, tha Dr. Fauci.

Mbi 17 milionë doza vaksinash deri tani u janë dhënë njerëzve mbi 65 vjeç, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i ekipit të reagimit ndaj pandemisë së COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë. Më shumë se 41 milionë doza vaksinash u janë dhënë më shumë se 31 milionë amerikanëve, sipas të dhënave të Qendrave të Shëndetit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të publikuara të dielën.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky i këshilloi njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska dhe që shtetet të mos lehtësojnë rregullat për mbajtjen e tyre. Administrata e Presidentit Biden u ka kërkuar amerikanëve të mbajnë maska në njëqind ditët e para të mandatit të saj.

Tags: kryesore

Related Posts

Covid – Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit
Bota

Covid – Fauci: Vaksina mund të administrohet çdo vit, njësoj si ajo e gripit

17/02/2021 , 9:53
Stuhia vdekjeprurëse përfshin shtetet jugore të SHBA-së! 150 milionë amerikanë nën pushtetin e saj
Bota

Stuhia vdekjeprurëse përfshin shtetet jugore të SHBA-së! 150 milionë amerikanë nën pushtetin e saj

17/02/2021 , 9:14
Britani – Zbulohet një varianti tjetër i Covid-19, ka të njëjtin mutacion me versionin afrikan dhe brazilian
Bota

Bota ‘nën kthetrat’ e COVID – OBSH pret dërgesat e para të Covax në fund të shkurtit

17/02/2021 , 9:07

Recent Posts

  • I shkoi 2 orë me vonesë në takim/ Riniani nxehet me Jasminën: Ça bën kështu? Nëse s’ke interes…
  • “E tradhtova 3 herë deri sa më tha…”/ Riniani zbulon nga lidhja e tij me ish-të dashurën
  • “Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
  • Për kë bëhet fjalë? Ardit Gjebrea me Covid-19, kjo është treshja që do të moderojë “Të Dielën Shqiptare”
  • Një tjetër strukturë! Alketa Vejsiu zbulon si do të jetë “Love Story 2”

Kategorite

  • Aktualitet (1,831)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (229)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (597)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (727)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!