11/06/2021 , 10:06

Fëmija po luante në kuzhinë dhe i vuri flakën! Shkrumbohet një godinë dy katëshe në Durrës, nuk ka të lënduar

DURRËS– Një godinë dy katëshe në Durrës është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Mësohet se banesë në pronësi të qytetares Nafie Myzyri është shkrumbuar nga flakët, pasi një fëmijë i vogël po luante në kuzhinë.

Si pasojë e flakëve, kati i dytë i banesës është shkrumbuar komplet, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme. Policia bën me dije se nga djegia nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin