REAGIM

Fëmijët lindin filozofë, mos i rrisni ‘të vdekur’

Fëmija lind filozof, bën pyetje, dëgjon, shikon gjithçka me kureshtje; pastaj mbërrin i rrituri me të tijat: “nuk mund të kuptosh”, “dëgjo çfarë të them se jam më i madh”, “hesht kur të flasin të rriturit”, “është vetëm kështu”.
Kështu fëmija bëhet një i rritur i vdekur. Ai nuk do ketë më pyetje, kuriozitet, dëshirë, nuk do të dojë më të dijë arsyen e gjërave, nuk do të ëndërrojë t’i ndryshojë ato dhe nuk do të luftojë për një botë më të mirë. Sigurisht, do të hajë, do të punojë, do të krijojë familje, por brenda do të jetë i vdekur. Ai nuk do të ketë as ëndrra e as shpresa, domethënë do të jetë si shumica e njerëzve, një individ që është përkulur nga jeta, që e kufizon veten të mbijetojë, tja dalë, që ka harruar ose ndoshta kurrë nuk e ka njohur bukurinë e luftës, përkushtimit, emocioni i të besuarit se gjërat mund të ndryshojnë.
Mos ua bëni këtë fëmijëve tuaj. Mos harroni se fëmijët mësojnë me imitim dhe shembulli është forma më e mirë e mësimdhënies. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë me predikimet, fjalët e bukura. Mos u tregoni atyre se leximi është i rëndësishëm. Shfaquni me një libër në dorë në vend të një smartphone. Një fëmijë lexon “sepse ai është i shtyrë nga kurioziteti për të kuptuar se çfarë është kaq e mrekullueshme për objektin që mbani gjithmonë në dorë me atë ajër kënaqësi që shfaqni”.
Fikeni televizorin. Tregoju atyre se çfarë është e bukur në këtë botë: tregoju atyre art, tregoju atyre poezinë e natyrës. Flisni me ta për ëndërrimtarët, idealistët, poetët, për të gjithë ata individë që mund të jenë etiketuar si të çmendur, por në fund arritën vërtet të ndryshojnë botën. Ngjall habinë e tyre. Ushqeni atë. Dija fillon nga habia, nga kureshtja. Dhe kujtojini atij se falë kulturës ai fiton ndjeshmëri “i aftë të dallojë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja, pjesëmarrjen nga indiferenca”.

TRENDING

Exit mobile version