Bota

Fermerët spanjollë bllokojnë rrugët me traktorë për të dytën ditë radhazi

Fermerët spanjollë bllokuan autostradat kryesore me traktorë për të dytën ditë radhazi dhe bllokuan hyrjen në portet e vendit. Zemërimi i fermerëve po përhapet në të gjithë Evuopën dhe protestat po rriten për kostot e larta, burokracinë dhe konkurrencën nga jashtë BE-së.“Disa vende nuk respektojnë rregullat, nuk kryejnë kontrolle të cilësisë,” tha Juan, i cili kultivon limon në Andaluzi dhe ishte përfshirë në një bllokadë në portin e Malagës.Rreth një duzinë autostrada kryesore u bllokuan mëngjesin e së martës, sipas autoriteteve spanjolle.

Gjatë javëve të fundit, fermerët në vendet europiane si Gjermania, Franca dhe Belgjika kanë organizuar protesta që në disa raste kanë rezultuar në demonstrata të dhunshme.Fermerët pretendojnë se rregullat e vendosura ndaj tyre nga BE, për mbrojtjen e mjedisit i bëjnë ata më pak konkurrues se kolegët e tyre në rajone të tilla si Amerika Latine apo Europa jashtë BE-së.Ata ankohen gjithashtu për masat burokratike gjithnjë e më të paqarta të vendosura ndaj tyre.Protestat nxitën qeverinë spanjolle të miratojë 269 milionë euro shtesë në subvencione për 140,000 fermerë dhe Komisionin Europian të refuzojë një plan për të përgjysmuar përdorimin e pesticideve të kundërshtuar nga fermerët.

TRENDING

Exit mobile version