Murati dhe Loco janë dy djemtë që kanë hyrë në zemrën e Sindit dhe janë ata që tashmë po luftojnë për dashurinë e saj. Deri më tani Sindi ka pasur disa takime me të dy djemtë, por nuk ka arritur ende të bëjë një zgjedhje.
Loco dhe Murati janë dy djemtë që pëlqejnë Sindin, e të dy po mundohen që të fitojnë zemrën e saj. Disa puntata më parë, Sindi u shpreh se Elvisi ka fituar më shumë zemrën e saj në krahasim me Muratin, me të cilin ka takimin e radhës.
Ditën e djeshme, dy djemtë e kanë surprizuar me rastin e ditëlindjes. Që të dy i kishin bërë asaj nga një buqetë me trëndafila.
Që të dy morën fjalën për të folur, por Loco i la radhën Muratit. Ky i fundit kishte zgjedhur trëndafila të kuq, që është simbol i dashurisë.
Nga ana tjetër, Loco i solli një buqetë me trëndafila të bardhë dhe shpjegoi domethënien e tyre. Sindi u emocionua shumë nga surpriza e dy djemve dhe sigurisht u ndje mjaft e përkëdhelur.