Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në dalje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës”.
Ngjarja ndodhi gjatë mesditës të së dielës kur drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” vuri re tymin që po dilte nga makina. Ai doli menjëherë jashtë dhe shpëtoi mrekullisht nga flakët që dogjën makinën.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe zjarrfikësja, e cila bëri të mundur fikjen e zjarrit.