Pinknews

Fillon së shpejti/ Dalin pamjet e para nga shtëpia e “BBV”

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, drejtuesi i spektaklit Alaudin Ahmiti ka publikuar pamjet e para nga shtëpia ku po bëhen punimet e fundit.

Në videon e publikuar nga moderatori në Instagram, shfaqet një kënd i shtëpisë së famshme, që duket se është oborri ku po bëhen dhe punimet përmbyllëse.

‘Mirmëngjes nysa’, shkruan Ahmiti.

Pas një edicionit të suksesshëm, në televizionin e Klan Kosova në muajin tetor do të transmetohet edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’, por deri më tani nuk janë zbuluar detaje të tjera.

 

TRENDING

Exit mobile version