Pinknews

Filmi shqiptar i përzgjedhur në “Oscar”, Jonida Vokshi ndan lajmin e shumëpritur dhe ndihet e lumtur që është pjesë e kastit.

Filmi “Derë e Hapur” me regji të Florenca Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”.

Jonida Vokshi, e cila është protagoniste në këtë film, nuk ka nguruar ta ndajë me fansat këtë lajm. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal.

“Derë e Hapur do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të OSCARS!

Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali.  Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version