Aktualitet

Filxhanët e kthyer përmbys, pamjet nga lokali ku u ekzekutua Martin Bardhi

Janë publikuar pamje të reja nga vendi ku u regjistruar krimi paraditen e sotme në Rreshen.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tavolinën ku ishin të ulur viktima Martin Bardhi, 59-vjeç, bashkë me tre miqtë e tij që mbetën të plagosur: Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe Indrit Bardhi (djali i xhaxhait të viktimës), përpara se të binin pre e breshërisë së kallashnikovit.

Siç shihet nga fotot e publikuara nga mediat, një pjesë e tavolinës e thyer, ndërsa filxhanët e kafesë janë kthyer përmbys. Ajo kafe rezultoi e fundit për 59-vjeçarin Martin Bardhi, ndërsa tre të tjerët u dërguan për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë spitalit të qytetit dhe Komisariatit të Policisë, ndërsa dyshohet për larje hesapesh.

Atentati zgjati vetëm pak sekonda. Me të zbrazur breshëritë, autorët u larguan. Makina e përdorur prej tyre u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Mjeti i llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, për të cilin po kryen verifikime se kujt i përket dhe nëse është denoncuar e vjedhur, është djegur plotësisht.

Martin Bardhi Marku, është person i njohur për autoritetet, teksa në muajin mars të këtij viti bashkë me djalin Enrik Bardhi dhe nipin e tij u përfshinë në një konflikt me armë zjarri në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku që;lluan me armë zjarri drejt makinës së Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit.

59-vjeçari u arrestua dhe sipas informacioneve kishte fituar lirinë në rrethana ende të paqarta disa kohë më parë, teksa në kërkim ishte djali dhe nipi i tij.

TRENDING

Exit mobile version