Politike

Financimet ruse/ Kryemadhi: ‘Thembra e Akilit’ janë inceneratorët

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar sërish lidhur me akuzat për financimet ruse.

Në News24, Kryemadhi deklaroi se akuzat ishin iniciativë e Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama, duke qenë se nuk kanë alternativë tjetër veç gënjeshtrës për t’u ofruar qytetarëve.

Kryemadhi tha se si ajo edhe familjarët e saj nuk kanë llogari jashtë vendit dhe se e gjitha duket se ka lidhje me padinë e ngritur prej saj në lidhje me inceneratorët, betejë të cilën tha se do ta çonte deri në fund.

Deputetja e Partisë së Lirisë paralajmëroi gjithashtu padi civile dhe penale në lidhje me shpifjet dhe akuzat ndaj saj, të cilat tha se do të jenë gati përpara 14 majit.

Pjesë nga intervista

Financimet ruse, çfarë ka të vërtetë e çfarë jo në gjithë këtë?
Monika Kryemadhi:
 Vetëm një e vërtetë është aty, që mazhoranca si gjithmonë, Rilindja me në krye Ramën ka të vetmen alternativë, gënjeshtrën. Monika kryemadhi mesa duket i ka prishur shumë punë me denoncimet për inceneratorë, kjo është thembra e Akilit. Veç panikut që i ka përfshirë është edhe mungesa e intuitës politike për të administruar këtë gjë. Bushkaj të ulet e të shkruajë dy gisht letër, një padi një kallëzim penale për këtë çështje. Ata nuk e bëjnë këtë gjë, do ngelin në kuadrin e tymnajës e do paguajnë mercenarë të dalin në media.

Ju ka prekur si situatë?

Monika Kryemadhi: Më ka dhënë një mundësi më të madhe për të qenë prezent në media e për të artikuluar. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati.

Keni folur për nënkontraktimin e një kompanie izraelite në lidhje me këtë çështje. Ç’mund të na thoni?

Monika Kryemadhi: Lufta nuk bëhet më me armë, por me viruse dhe me fake news. Në këtë drejtim është edhe çështja e dezinformimit. Rasti në fjalën një i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd. Është një rast që do vijojmë ta investigojmë, nga burimet e mia del që është nënkontraktuar një kompani izraelite nga Rama e grupi i inceneratorëve.

Keni llogari jashtë vendit?

Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Familja jonë është objekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2000. Që në 1991 madje kemi bërë deklarimet që nga prindërit e mi. Që kur është ngritur instituti i parë i ILDPI. Unë dhe familja ime nuk kemi pasur kurrë llogari jashtë vendit, aq më shumë offshore apo me biznesmenë rusë.

Në lidhje me “Inceneratorët” unë do vijoj. Do ta vazhdoj betejën deri në fund. Funksionimi i sistemit, arroganca dhe arbitrariteti me fondet e qytetarëve, tregon se si përveç kontrollojnë drejtësinë, përdorin edhe “ligjin në dorën e Maliqit”.

Kam më shumë se 1.5 vite që kam dijeni se familjarë të Kokës, Bllakos, Mertirit, janë në kërkim për mua dhe familjarët e mi. Kam qenë e informuar për çdo hap të tyre. E kam ditur, e di që edhe shumë deputetë të PS u ka dalë fjala, pra u ka rrjedhur informacion.

TRENDING

Exit mobile version