Politike

Financimi nga oligarkët rus, PS: Të nisë hetimi për Kryemadhin

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. PS akuzon Kryemadhin se ka lidhje me oligarkët rusë. Gogu u shpreh se me këtë veprim të Kryemadhit, është cënuar siguria kombëtare e se Shqipëria është njollosur.

“Dokumentet tregojnë që Kryemadhi ka bërë transaksione me oligarkë rusë. Ky është një alarm për sigurinë kombëtare të vendit, pasi e dimë që qëllimi i Rusisë është të krijojë zona ndikimi pro ruse në Ballkan. Këto transaksione tregojnë vulnerabilitetin e Shqipërisë dhe tregojnë se fijet ruse në Ballkan tani janë shtrirë. Është e rëndësishme që sot të shqetësohemi të gjithë. Shqipëria është aleat i vendeve që sot po ruajnë territorin e Ukrainës dhe si pasojë të gjitha këto vende janë në siguri të lartë ndaj këtij sulmi. Në respekt të këtyre shteteve, Kryemadhi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Pse nuk i ka deklaruar këto pagesa. Çfarë lidhje ka Kryemadhi me oligarkë që janë sponsorë të Putin.

Si mundet gruaja e presidentit të ketë kompani offshore. Duhet t’u përgjigjet qytetarëve për lëvizjet e saj jashtë shtetit. Lëvizjet e saj në 2017 korrespondojnë me lëvizjet në llogari. Si mundet të jetë një politikan në një thes të tillë rublash dhe të mos u japësh shpjegimet e duhura qytetarëve. Si mund të jetë normal anashkalimi i një përgjegjësie të tillë, ku cenohet siguria kombëtare. Këtë e bën Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj Ilir Meta.I bëjmë thirrje organeve ligjvënëse të nisin urgjentisht hetimi. Është cenuar siguria kombëtare. Shqipëria është njollosur.”,tha ai.

Kryemadhi akuzohet nga Partia Socialiste për financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

TRENDING

Exit mobile version