Shendeti

Fiona Konomi Nutricioniste, flet për dietën ushqimore,kaloritë dhe vitaminat e duhura për të rritur imunitetin e organizmit.

Lorenc Shehu . Cfarë do të thotë të ushqehesh shëndetëshëm dhe cfarë është dieta ushqimore ?

Fiona Konomi Nutricioniste. Në përgjithësi kur përmëndim fjalëm dietë njerëzit mendojnë se kemi të bëjmë me një dietë dobësimi apo dietë marrje në peshë, por ndërkohë dietat nuk janë vetëm këto por ajo që I bën të përbashkëta këto dieta është regjimi ushqimor I ekuilibruar, dhe me fjhalën dietë kuptojmë një regjim ushqimor.

Lorenc Shehu . Cilat janë karakteristikat e nje diete të ekuilibruar , për ta bërë sa më të dobishme për njeriun ?

Fiona Konomi . Dieta e ekuilibruar duhet një dietë së pari e përmbushur sasia e kalorzahit pra duhet të ketë një sasi kalorish të caktuara, së dyti duhet të jetë një dietë e pasur në makronutrientë ose më saktë tek makronutrientët futen karbohidratet, proteinat, undyrnat. Sheqenta kompleks pra dithërat duhet të jenë 50 % të dietës, yndyrnat e pangopura si psh yndyrnat nga vaji ullirit , farat e lule diellit , avocado, peshku farat e kungullit dhe këto duhet të jenë 30 % të dietës. Dhe së fundi është pjesa proteinike që duhet të jetë 10-15 %. Por një pjesë e rëndësishme në dietën e ekuilibruar janë edhe mikronutrinientët që përfshijhnë vitaminat dhe mineralet prandaj dietat duhet të jenë të larmishme dhe dieta jonë mesdhetare është e pasut dhe e larmishme me një larmi ushqimesh që na I ofrojnë një dietë të ekuilibruar .

Lorenc Shehu. Cilat janë ato ushqime që duhet të konsumojmë në vaktet e një dite të jemi më konkret ?

Fiona Konomi . rekomandohen 5 vakte për të qënë një dietë e shëndetshmë , pasi edhe fruatat që konsumohen duhet të jenë pak larg vakteve kryesore kështu psh mëngjesi mund të jetë një mëngjes I ëmbël ose I kripur në varësi të në varësi të preferencave kosi me fruta, këto mund të treten në kos pak tërshërë, bukë integrale e lyer me pak gjalp fdhe marmelatë. Në rastet e ushqimit të kripur është trahanaja me vaj ulliri, omëleta me pak perime . vezë të ziera të mbushura me rikota ..Në drekë mund të konsumojmë ushqime më bazë proteinike si psh fileto pule, peshku një herë në javë mund të konsumohet mishi I kuq. Po ashtu një herë apo dy herë në javë mund të konsumojmë ushqime vegjetariana . këto mund të kombinohen me perimet e stinës me pjesën e karbohidrateve si kus kus kuionoa etj. Sallata supë etj ..një gotë verë është e rekomandueshme në drekë. Në darkë rekomandohet sallatë me pak ton   , sallatë me vezë të zier ose me perime ose kuinoa. Intervistën e plotë ndiqeni nëpërmjet web tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version