Connect with us

Aktualitet

Firmosen me BERZH marrëveshjet për investime në turizëm dhe trashëgiminë kulturore

Published

on

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të financojë një program investimesh në infrastrukturën turistike dhe trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Sot u nënshkrua online Memorandumi i Mirëkuptimit dhe dy marrëveshjet e Financimit për Zhvillimin e Turizmi dhe Infrastrukturës në këto katër pole strategjike për ekonominë kombëtare, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të BERZH-it, Jurgen Rigterink dhe ambasadorit të Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.
Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të BERZH-it, Jurgen Rigterink dhe ambasadorit Soreca në ceremoninë online, që u pasua nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe dy marrëveshjeve të financimit:
Kryeministri Edi Rama: Memorandumi që po nënshkruajmë sot është një hap i rëndësishëm, i cili njeh plotësisht objektivat tona të integrimit në Bashkimin Europian, duke kombinuar politikën e angazhimit, ndihmën teknike, investimet. Ai përbën një instrument shtesë mjaft të vyer, që me shpresë do të ndihmojë Shqipërinë për të ecur shpejt me punën me kapitujt e legjislacionit komunitar. Po kështu jam shumë i lumtur të pranoj atë çfarë kemi arritur në kuptimin e zhvillimeve tona, për të cilat sigurisht BERZH-i ka qenë kyç.
Tashmë besoj se mund të jemi mjaft të frymëzuar dhe me shumë të drejtë nga ajo çfarë po ndodh në frontin e Bashkimit Europian, që ka dalë me një paketë mjaft ambicioze investimesh për të gjithë rajonin. Por ne e dimë mjaft mirë së për të qenë efektivë në përthithjen e këtyre parave dhe zbatimin e këtij vizioni, na duhet sa më shumë ndihmë të jetë e mundur nga pikëpamja e ekspertizës. Shpresoj fort që Banka juaj, e cila është një bankë përplot me para, por dhe e pasur me ekspertizë, do të vijojë të na ndihmojë në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që BERZH-i do të luajë një rol mjaft parësor në ecurinë e mëtejshme në lidhjen mes Shqipërisë dhe BE-së dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njësimit të infrastrukturës turistike është pjesë e kësaj, përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur, sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve dhe zhvillimeve të zonave të trashëgimisë, siç kemi rënë dakord më parë, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Berati. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura tek nënshkrimet. Jam shumë i kënaqur që t’iu them që jeni më shumë se të mirëpritur çdoherë që do të doni të vini, por ndërkohë mirëpres çdo lloj mundësie të zhvillojmë të tilla diskutime.
Presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink: Nuk duhet të nënvlerësojmë angazhimin tuaj personal, pra, procesi i prekshëm në agjendën e reformave të BE-së, është shumë i qartë. Raporti i Progresit, i nxjerrë në fillim të kësaj jave është një vleftësim i këtij suksesi dhe roli juaj personal për ta sjellë Shqipërinë pranë BE-së. Mendoj se nuk do të kishte ndodhur dot pa ju.
Kryeministri Edi Rama: Ka tashmë një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE-ja, ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga Komisioni për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin, natyrisht mbështetur në vizionin e tregut të vetëm rajonal e në dritën e zbatimit të 4 lirive të Europës, për të investuar në vëllime të tilla që mund ta ndryshojmë tërësisht peizazhin, duke u përqendruar sigurisht tek transporti. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë pjesë e diçkaje që do të jetë një rrjet rajonal hekurudhor. Natyrisht, edhe për autostradat.
Së dyti, përsa i përket aspektit digjital, unë mendoj se kjo është diçka për të cilët duhet të bëjmë çdo gjë për ta nxitur e për të pasur një shtyllë kryesore digjitale. Kjo do të jetë diçka e madhe.
Më pas, energjia. Në raport me energjinë jemi në një pozitë të mirë, sepse kemi energjinë më të pastër në rajon dhe duke vendosur theksin më shumë tek gazi, tek energjia diellore dhe ajo hidrike, ne mund të ndihmojë edhe të tjerët që dalëngadalë të mos përdorim më qymyrgurin. Doja ta përmendja këtë për shkak të diçkaje që e përmenda edhe në ndërhyrjen e parë, që ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj, sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, projekte të besueshme, projekte, të cilat përmbushin pritshmëritë sa u takon standardeve të vendosura nga miqtë e BE-së.
Presidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink: Jam shumë i kënaqur për nënshkrimin e këtij Memorandumi Mirëkuptimi që rikonfirmon angazhimin e BERZH-it për të ndihmuar Shqipërinë në në rrugwtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian, duke u përqendruar në 3 çështje, për infrastrukturën e qëndrueshme, forcimin ekonomik dhe forcimin e klimës së investimeve dhe qeverisjes.
Memorandumi i Mirëkuptimit nuk është konceptuar për të qenë një dokument i mërzitshëm. Do të jetë një dokument pragmatik, i gjallë dhe që do të mendojë për përparësitë afatshkurtra, një shtojcë që do të diskutohen dhe do të përditësohen. Përparësia e parë në Memorandum ka lidhje me projektin që ne do të nënshkruajmë sot, që është infrastruktura dhe turizmi. Projekti do të forcojë konkurrueshmërinë e përfshirjes e sektorit të turizmit dhe do të kontribuojë për rimëkëmbjen e saj dhe rimëkëmbjen e vendit do të shtoja, nga pandemia COVID. Në fakt është i nxitur jo vetëm nga madhësia e tij, që është e konsiderueshme, por gjithashtu dhe nga qasja për të trajtuar dhe zgjidhur pengesat e zhvillimit të turizmit shqiptar. Programi do të financojë strukturën kritike, do të sigurohemi të ruajmë dhe pjesën kritike të zonave të trashëgimisë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do të forcojë rolin për ndërmarrjet, për rritjen e aftësive të tyre dhe për financimet e tyre.
Zonja dhe zotërinj, do të doja të përgëzoja të gjitha palët e përfshira që kanë arritur sot, në këtë ditë të shënuar, ku theksohet angazhimi për të mbështetur partnerin tonë, Shqipërinë, për të nxitur zbatimin. Këtu duhet të përfshihet nisja sa më parë të jetë e mundur, tenderave për investime, pra, duhet të sigurohen edhe me ndihmën teknike që është në kuadër të këtij Programi. E gjithë kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa partnerët tanë vërtetë të fortë, BE-ja. BE-ja, siç e dini Kryeministër, është donatori më i rëndësishëm; thuajse gjysma e asaj çka ne marrim nga donatorët vjen nga BE-ja. Kështu që, unë vërtetë mund ta quaj partneritet strategjik, jo vetëm për këtë projekt, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit.
Ambasadori Luigi Soreca: Kryeministri dhe unë e shpenzuam dje gjithë pasditen së bashku dhe siç mund ta shihni, zakonisht jemi mjaft në sinergji, por dje ishte një ditë e veçantë, pasi Komisioneri Varhelyi ishte i pranishëm në një vizitë, jo vetëm për të prezantuar raportin vjetor, por po kështu, në këndvështrimin tim, prezantoi një plan mjaft vizionar investimesh dhe ekonomik. Në fakt bie dakord me Kryeministrin, që është një zhvendosje mënyra sesi BE-ja i drejtohet rajonit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, me Europën Juglindore, gjithashtu. Mendoj se është një mundësi unike. Siç e tha Komisioneri, tashmë topi është në fushë,  jo vetëm të BE-së, por edhe të Shqipërisë dhe çdo ndihmë teknike, siç e përmendi Kryeministri, për të arritur projektin më të mirë që mund të ketë ndikim në nivel rajonal në sektorin infrastrukturor. Me gjasë, në 4-5 vitet që vijojnë, siç tha dhe Komisioneri Valhelyi, mund të ndryshojë peizazhin e rajonit.
Unë do të doja të përgëzoja Kryeministrin, ministren, qeverinë shqiptare dhe Presidentin e BERZH-it për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që më së fundmi çkyç një grant 40 milionë euro nga BE-ja për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit. Ky program ka potencialin për të mbështetur një prej sektorëve që kriza e COVID-it goditi më ashpër dhe është thelbësore të sigurohet që veprimtaria e Programit të përshpejtohet dhe të arrijë ritmin për të kompensuar vonesën 2-vjeçare dhe ato goditje që ka vuajtur sektori deri më tani. Siç e di dhe Kryeministri, kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme dhe ne plotësojmë mbështetjen e BE-së pas COVID-it me 15 milionë pajisje mjekësore, për të mbështetur reagimin e qeverisë në sektorin social dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.
Sapo kemi nisur edhe një program mjaft të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit për rindërtim, “EU for Culture”, që natyrisht ka ambicien për të ndihmuar rimëkëmbjen social-ekonomike, por po ashtu, edhe turizmin dhe si rrjedhojë, ekonominë e vendit. Siç u tha, ne presim të ecim përpara që Programi të bëhet realitet dhe me shpresë, deri në fund të vitit, ADP do të ketë nxjerrë tenderat për projekte më të maturuara, që do të hapin rrugë për të forcuar lidhjen midis turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si një burim të zhvillimit ekonomik.
Edhe njëherë, jemi krenarë që BE-ja konfirmon rolin e saj si donatori më i madh në Shqipëri, në partneritet me BERZH-in, për të mbështetur qeverinë shqiptare në investimin e 40 milionë euro, për të nxitur rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Është koha tashmë që t’i vihemi punës. Jemi këtu për të ndihmuar, por presim vërtetë që të ecim shpejt përpara.
Edhe njëherë, përgëzime për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të rëndësishme!
* Përkthim simultan


Informacioni i trasmetuar në përmbajtje të këtij mesazhi është i destinuar vetëm për individin ose për institucionin
të cilit i është nisur, mund të përmbajë materiale konfidenciale dhe / ose të privilegjuara vetëm për marrësin. Çdo
rishikim, trasmetim, shpërndarje apo kryerje e ndonjë veprimi tjetër të ngjashëm me këto, nga personat apo nga
subjekte të tjera të ndryshme nga marrësi i synuar,është i ndaluar. Nëse merrni gabimisht këtë mesazh, ju lutem
kontaktoni urgjentisht dërguesin e tij dhe fshini çdo material të trasmetuar në kompjuterin tuaj. Ne nuk pranojmë
asnjë detyrim lidhur me dëmtimin apo humbjen e shkaktuar nga programe të dëmshme apo nga viruse , përveç
rastit të neglizhencës së plotë, apo sjelljes së gabuar dhe të qëllimshme.

 


Neser Televizion
Rr.EGNANTIA, Lagja nr 4
Qendra MONUN Durres
Tel. 0035544504110
Cel. 00355672083509
[email protected]@ntv.al
www.ntv.al

Aktualitet

Këmbimi Valutor 09.08.2022 NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i Motit 09.08.2022 NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Horoskopi ditor, 9 gusht 2022

Published

on

By

Dashi

Dita e sotme do jetë e ndriçuar nga yjet prandaj çdo gjë ka për t’iu shkuar si e kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje do e bazoni marrëdhënien tek besimi reciprok dhe do i kushtoni më shumë vëmendje intimitetit. Darka do jetë vërtet e nxehtë. Nëse jeni beqarë do keni shumë pretendentë dhe do iu jepet mundësia të bëni zgjedhjen e duhur. Në punë do e bëni çdo gjë më së miri dhe shefat do ua vënë në dukje. Ata ndihen me fat që ju kanë pjesë të stafit e madje mund t’iu japin edhe ndonjë shpërblim. Buxheti nuk do jetë i keq, por duke qenë se adhuroni të bëni dhurata mundet që ai të pakësohet.

Demi

Sot do reflektoni më me kujdes dhe do mendoni për gjithçka që keni kaluar dhe që mendoni të kaloni. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që komunikimi në çift të lërë për të dëshiruar. Partneri do merret me punë dhe mundet t’iu lërë pas dore. Nëse jeni beqarë nuk do keni frikë as të provoni aventura kështu që dita e sotme do jetë interesante. Në punë do ndiheni më të qetë. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do bëni të pamundurën për të mos i përsëritur më. Me pak më shumë guxim do kaloni gjithçka. Financat do kenë goxha përmirësime dhe kjo nga ndihma e të afërmve.

Binjakët

Hëna dhe Jupiteri do ju bëjnë me kreativë sot. Do keni më shumë nevojë të qeshni e të argëtoheni dhe për t’u përmbushur plotësisht do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë. Nëse keni një lidhje do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni kokë e këmbë me një person që sapo e keni njohur dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë duhet ta shtoni pak ritmin sepse po vazhduar si keni nisur nuk do e përfundoni atë që synoni. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë dhe nuk do keni aspak probleme për të kryer çdo lloj shpenzimi të menduar.

Gaforrja

Do bëni mirë të mos nxitoheni për asgjë sot sepse vetëm ashtu gjërat do ju ecin mirë e pa probleme. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj që të merrni frymë lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Nëse jeni beqarë do ndiheni gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjeni personin ideal. Në punë nuk do ju ecin gjërat si duhet dhe në disa momente mund të mendoni edhe të hiqni dorë nga gjithçka e t’ia mbathni.. Në planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.

Luani

Yjet nuk do ju favorizojnë gjatë kësaj dite. Nuk do keni as vullnet për ta ndryshuar situatën, por gjithë kohës do jeni të irrituar. Për ju që jeni në një lidhje kjo do jetë një ditë goxha e tensionuar. Do debatoni për çdo lloj gjëje me partnerin dhe do ndiheni keq në disa momente. Ju beqarët do përballeni me zhgënjime që në mëngjes dhe gjithë ditën do e kaloni me mërzi. Në punë vërtet do jeni ambiciozë, por nuk do jeni të duruar. Kjo do jetë arsyeja pse nuk do arrini dot aq lart sa keni menduar. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni nga pak në mënyrë që situata të mos ju dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë sepse jo të gjitha gjërat mund të parashikohen paraprakisht. Jeta juaj në çift do ketë ndikim shumë të madh nga planetët. Herë do jeni në humor të mire dhe herë do konfliktoheni për gjëra të kota me partnerin. Nëse jeni beqarë do flirtoni gjithë kohës me disa persona që në fakt nuk ja vlejnë. Kujdes mos bëni gabime. Nëse jeni në një punë tuajën dhe jeni vetë shefi, mirë është që të reflektoni para se të merrni vendime. Nëse punoni në një kompani private nuk do keni vështirësi. Financat menaxhojini me përkujdes në mënyrë që gjithçka të ecë më së miri.

Peshorja

Planetët sugjerojnë të jeni më të duruar sot dhe më të fshehtë në gjithçka. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin për mrekulli me partnerin. Të dyja palët do jeni kokëfortë dhe të pabindur dhe kjo do krijojë konflikte herë pas here. Po vazhduat kështu gjërat do ju përkeqësohen edhe më tepër. Ju beqarët do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni dhe do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë do jeni disi më të motivuar dhe falë mbështetjes së disa kolegëve të vjetër do jeni më të gatshëm për t’u përballur me sfida më të mëdha. Financat nuk do jenë të shkëlqyera kështu që më mirë hiqni dorë nga disa gjëra qejfi.

Akrepi

Sot do përballeni me goxha vështirësi emocionale dhe shpesh nuk do jeni në gjendje të kuptoni se çfarë doni vërtet. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo moment kur të jeni pranë partnerit për të folur me të për çdo gjë madje edhe për brengat që ndieni. Më mirë kështu sesa të vuani përbrenda. Do ju duhet herë pas herë të jeni edhe të duruar, Nëse jeni beqarë do keni një teknikë joshjeje të pagabueshme dhe do arrini të bëni për vete cilindo. Në punë do jeni më kreative dhe Mërkuri do ju mbështesë të realizoni të gjitha projektet që do keni në kokë. Sektori i financave do përbëjë një tjetër sfidë për ju. Po ja dolët ta mbani edhe sot të stabilizuar situata do përmirësohet.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme do reflektoni shumë herë para se të veproni dhe çdo hap do hidhet i mirëmenduar. Jeta ne çift do vazhdoje te ece me se miri gjate gjithë kësaj dite. Nuk do keni asnjë debat apo problem me partnerin dhe do filloni ta shohin me një sy tjetër te ardhmen. Beqaret do jene me shume se kurrë kureshtare dhe do dëshironi të provojnë emocione të reja. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, megjithatë nuk mund të thuhet se nuk do ju dalin pengesa dhe vështirësi sot. Marsi do sjellë goxha probleme financiare. Merrni masa sa më shpejt sepse gjendja do jetë vërtet e vështirë.

Bricjapi

Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.

Ujori

Dita e sotme do jetë shumë e animuar. Urani dhe Hëna do ju nxitin të shihni vetëm drejt së ardhmes. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe vetëm që çdo gjë të bëhet ashtu si e keni ëndërruar. Për ju që keni një lidhje kjo do jetë një dite e këndshme dhe e mbushur me bashkëpunim. Çdo gjë do ju ecë për mrekulli kështu që mos u shqetësoni. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me euforinë e tepruar e cila mund t’iu çojë drejt gabimeve. Në punë, nëse gjërat kohët e fundit nuk kanë funksionuar si duhet, sot duhet të merrni disa masa më strikte. Flisni edhe me kolegët apo shefat nëse do ju duhet ndihmë. Financat do rriten më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Do iu jepet mundësia edhe të hiqni ndonjë para mënjanë.

Peshqit

Ka mundësi që Hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të merrni vendime që nuk duhet t’i merrnit. Nëse keni një lidhje duhet të bëni të pamundurën për ta dëgjuar më shumë partnerin dhe për të mos vepruar kuturu. Po bëtë gabime sot do i vuani gjatë pasojat. Ju beqaret do keni një nevojë të papërmbajtshme për të krijuar një lidhje dhe do shpreheni pa dorashka. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Në fakt këshillohet që herë pas here të bëni pushime të shkurtra për t’u frymëzuar edhe më shumë. Buxhetin mbajeni nën kontroll sepse përndryshe do vuani.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 08.08.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

Këmbimi Valutor 08.08.2022.NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING