Kosova

FITORE HISTORIKE 131-29, Von Cramon: Kosova shpejt, anëtare e plotë në KiE

FITORE HISTORIKE 131-29, po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë amandamentet që u propozuan nga delegacioni serb, nga disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi I ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në muajin maj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke thënë se jemi vetëm një hap larg anëtarësimit.

“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë” – ka shkruar Kurti në Facebook duke theksuar se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përgëzuar Kosovën për kete arritje tejet të rëndësishme, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur pro anëtarësimit të saj në organizatë.

Përmes një komunikatë në platformën X, Hasani ka shkruar se ky është një çast historik për Kosovën.

“Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimi i Kosovës është njohje e progresit dhe potencialit të saj” – ka shkruar kryediplomati shqiptar.

Votimi në Asamble, Von Cramon: Kosova shpejt, anëtare e plotë në KiE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate është një hap i rëndësishëm.

“Hap i rëndësishëm për Kosovën në rrugën e saj drejt Këshillit të Evropës. Urime dhe shpresoj t’ju shohim së shpejti si anëtare të plotë” – ka shkruar von Cramon në platformën X.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, dje ne mbremje ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Para miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.

Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se jemi edhe një hap larg anëtarësimit.

Kryeministri Kurti ka theksuar se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

 

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version