Kosova

Fjala e deputetit Hisen Berisha, në Kuvendin e Kosovës 08.02.2024, Prishtinë

Çështja që dua me ngre sot, është e drejta e ushtarakëve dhe kategorive tjera në forcë, por edhe punëtorët e sektorit publik, për benifitet monetare që u takojnë ligjërisht.

Çështjeve të cilat kalojnë në gjykatë, nuk iu duhet bërë interpretim politik!

Operimi me padi individuale në gjykata, po ndodh, sepse nuk ka pasur marrëveshje politike.

Është dashur të bëhet zgjidhje, para se të shkojnë në gjykatë.

Tani nuk duhet politizuar çështja se ua vështirësojmë procesin.

Ne si PDK, kërkojmë të përshpejtohen procedurat dhe të ruhen palët nga shpenzimet, duke e shkurtuar kohen e marrjes së vendimeve, të mos neglizhohen nëpër procese gjyqësore, që kanë kosto për palët, sepse paguajnë avokat, dhe t’iu kryhen pagesat, me fokus për pjesëtaret e forcës, por dhe punëtorët tjerë të sektorit publik që përfitojnë, si në arsim, shëndetësi, administratë etj.

Nderi – që ua jep uniforma, arma dhe betimi për tu sakrifikuar për vlerat e shtetit dhe lirisë;

Detyra – përkushtimi, përgjegjësia dhe llogaridhënia, për kryerjen e saj;

Lojaliteti/Besnikëria – ndaj kombit, atdheut, ligjit, kushtetutës;

Integriteti, guximi profesional, guximi personal, patriotizmi shtetëror dhe patriotizmi kushtetues, janë tiparet e karakterit, dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet identiteti i ushtarakut të Ushtrisë së Kosovë.

Prandaj, është fyerja më e rëndë që po iu bëni ushtarakëve, detyrimi të ushtrojnë padi ndaj hierarkisë komanduese dhe drejtuese.
Kjo është ndesh me logjiken e veprimit ushtarak subordinativ të Komandim Kontrollit apo K4i.

Fatkeqësisht, A-ja e veprimit tuaj politik, ka qenë sulmi i FAK, fillimisht me konceptin për shërbimin të detyrueshëm ushtarak; ndalimi i blerjeve nga SHBA në 52 ditshin e parë; blerjet që e vështirësojnë standardizimin, mirëmbajtjen e servisimin, etj. përjashtimin nga ushtrimet ushtarake ndërkombëtare; mos certifikimi i forcave; rënia e interesimit për tu bërë pjesë e Forcës, zhurma dhe dezinformimi.

Në partneritete, kriteri i parë është besueshmëria.

Prandaj, nëse informata e saktë, qenka rrezikim i sigurisë së shtetit, nëse ajo thuhet, po dezinformata që shpërndan Kryeministri e Ministra të caktuar, çfarë janë?
Loja me ushtrinë, me këto koncepte mashtrimi e dezinformimi, për efekte populiste dhe elektorale, janë rreziku më i madh për shtetin.

Nuk është me rëndësi sa para i ndanë një ministrie, por sa nga ai buxhet i ke bërë aktive, pra i ke realizua. E ju po i gënjeni qytetarët .

Një gjë është fakt, se NATO e ka çdo informatë për Forcën dhe Kosovën.

TRENDING

Exit mobile version