Uncategorized

Fjala e Nënsekretarit të Shtetit Keith Krach në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Është vërtetë një nder që jam këtu, në Shqipëri dhe të kem një mundësi për t’u takuar me ju!

Zoti Kryeministër, ju jeni me të vërtetë një lider dhe jam kaq i lumtur që kemi mundësi të hapim këtë kapitull të ri dhe të mund ta çojmë partneritetin tonë në një nivel tjetër. Nuk mendoj që ka një vend më të mirë që do doja të isha sesa këtu, tani, në këtë kohë. Dhe gjithashtu, në emër të Presidentit Trump dhe të gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dëshiroj t’ju falënderoj ju dhe popullin shqiptar për mikpritjen, partneritetin tuaj të madh, por, mbi të gjitha, për miqësinë tuaj. E meqë ra fjala për miqësi, në kohë të mira dhe në kohë të vështira.
Ne gjithashtu ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga koronavirusi dhe atyre madje që mbajnë zi për të afërmit që kanë humbur për shkak të virusit.
Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen tonë për këtë vend të madh, si një bashkëanëtare e NATO-s, që kontribuoni trupat tuaj të guximshëm për misione të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, në Irak dhe për mbështetjen tuaj në të gjitha përpjekjet kundër terrorizmit.
Zoti Kryeministër, Shqipëria është ndalesa e fundit gjatë një lëvizjeje dyjavore në Europë, në 10 qytete, në 8 vende që përfshijnë takime me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s. Një gjë interesante që kam zbuluar në këtë udhëtim është se ka një njohje të përbashkët nga drejtuesit e qeverive dhe drejtorët ekzekutivë në sektorin privat dhe kjo është anembanë kontinentit dhe është ky kërcënimi i privatësisë së të dhënave, pronësisë intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinj, siç është Partia Komuniste kineze. Sikurse tha dhe Presidenti Trump, mbështetja juaj e hapur në përkrahje  të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë, është një model dhe ashtu si zyrtarët e NATO-s dhe BE-së me të cilët kam folur, ata e kuptojnë që aleanca transatlantike është po aq e fortë, sa hallka e saj më e dobët. Andaj rrjeti i pastër, rregullat e BE-së për 5G të pastër janë zhvilluar saktësisht për këtë arsye.
Rrjeti i pastër trajton kërcënimet afatgjata të privatësisë së të dhënave, të sigurisë, së të drejtave të njeriut dhe bashkëpunim parimor, paraqitur botës së lirë, rrjeti i pastër është i rrënjosur me standardet e besimit të gjithanshëm, të pranuar ndërkombëtarisht. Ai përfaqëson ekzekutimin e një strategjie shumëvjeçare, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar, vendesh dhe kompanish. Rrjeti i pastër në fakt ka çuar në një valë të këtyre vendeve që kanë marrë një qëndrim parimor kundër shitësve jo të besueshëm e me rrezik të lartë, siç është Huawei.
Deri më tani mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër e të bazuar në rregullat e BE-së për 5G të pastër. Vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Republika Çeke, Serbia, Greqia, Rumania, Estonia, Kosova, Sllovenia, Sllovakia, Letonia e ndër të tjerë kanë zgjedhur të përfshijnë vetëm shitës të besueshëm në infrastrukturën e tyre 5G dhe tani, Gjermania, Spanja, Austria, Belgjika, Portugalia thuhet se kanë marrë të njëjtin drejtim. Përveç vende që sapo përmenda, disa nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në gjithë globin po bëhen kompani të telekomunikacionit të pastër. Telefonica, Orange, SK dhe KT në Korenë e Jugut dhe të gjithë tre kompanitë në Japoni, Singapor, Kanada janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete, ndërsa shërbejnë në fakt si një mundësi për të survejuar vendet e tjera. Sigurisht, Shqipëria është një vend i rrugës së pastër dhe nuk mund t’ju falënderojmë mjaftueshëm. Drejtori Ekzekutiv i One Communication të Shqipërisë së fundi tha, One Communication vazhdon të tregojë përkushtimin e saj ndaj standardeve më të larta të sigurisë në rrjet për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm pajisje të besuara. Dhe Zoti Kryeministër, dëshiroj t’ju falënderoj për udhëheqjen tuaj në çështjen kritike të sigurisë 5G dhe në angazhimin e qeverisë shqiptare për iniciativën Rruga e Pastër.
Shqipëria është bashkuar me valën drejt rrjetit të pastër dhe ne jemi të emocionuar që do të vazhdojmë të zgjerojmë partneritetin tonë në shumë fusha të bashkëpunimit ekonomik dhe kjo është arsyeja, pse sot jam i kënaqur t’i bashkohem ministres Denaj në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik midis SHBA-së dhe Shqipërisë dhe ky është një hap i rëndësishëm dhe madje, një katalizator i rëndësishëm për shtrimin e rrugës për rritjen e tregtisë dhe investimeve, përfshirë dialogun ekonomik në të ardhmen ndërmjet dy vendeve tona.
Drita e investimeve të huaja, veçanërisht për firmat në Shtetet e Bashkuara, do të krijojnë vende puna më të mira, mundësi më të  mira për të rinjtë në Shqipëri e do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi.
Jam gjithashtu i entuziazmuar të dëshmoj nënshkrimin e një marrëveshje mes kompanisë më të madhe të ndërtimit të Amerikës, Bechtel dhe Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ky është një projekt ambicioz, shumë i nevojshëm, që të ofrojë siguri energjetike dhe përfitime mjedisore për Shqipërinë. Nuk mendoj që mund të kishit zgjedhur një partner më të mirë për hidrocentralin tuaj, sesa firma që ndërtoi digën më të famshme në SHBA, digën Hoover dhe projekte të tjera të famshme të ndërtimit. Sakavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë, që do të reduktojë përmbytjet, do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut, sikurse ndatë më herët me mua. Ky projekt historik do të jetë një pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë dhe një që vazhdon të ndërtohet mbi lidhjet tona tashmë të ngushta.
Në mbyllje, dua t’i bëj jehonë letrës që Presidenti Trump ju ka dërguar ju, Zoti Kryeministër, vetëm dy ditë më parë. Faleminderit për lidershipin e Shqipërie në rajonin e Ballkanit dhe në të gjithë Europën në ekspozimin e ndikimit malinj të Partisë  Komuniste kineze, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe diplomacisë së kurthit përmes borxheve, nëpërmjet rrugës me pagesë për në Pekin.
Jemi falenderues për mbështetjen tuaj të zëshme të shprehur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit. Në prag të nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik, mirëpres që SHBA-të dhe Shqipëria të nënshkruajnë dhe një memorandum mbi sigurinë 5G. Kryeministër, siç e përmenda më herë, teksa i kam rënë Europës kryq e tërthor gjatë dy javëve te fundit, jam kaq i lumtur që ruajta më të mirën për në fund. Faleminderit sërish për mikpritjen e vazhdueshme, miqësinë e vazhdueshme të popullit shqiptar dhe nuk kam për ta harruar kurrë këtë. Zoti e bekoftë vendin e mrekullueshëm të Shqipërisë dhe Zoti i bekoftë Shtete e Bashkuara të Amerikës! Faleminderit Kryeministër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version