Aktualitet
Flamuri turk ngjyros Tiranën në kulmin e përplasjeve të Erdogan me BE (FOTO)
Kush kaloi pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes me siguri ka mbetur i habitur nga ajo që ka parë. Ballina e një prej ndërtesave ikonë në qendër të kryeqytetit ishte ngjyrosur me një flamur të madh turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe për asnjë vend tjetër, mik apo partner strategjik.
Përplasjet nisën që në momentin e krizës greko-turke në detin Mesdhe ku Parisi zyrtar mbajti hapur anën e Athinës. Konflikti u bë edhe më i ashpër për temën e islamit radikal pas vrasjes së një mësuesi historie në Francë të cilit iu pre koka pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Makron tha se Franca rrezikohej nga islamizmi radikal ndërsa Erdogan e quajti kreun e Elizesë “jo mirë mendërisht”.
Edhe më të forta u bënë përplasjet pas publikimit të një karikature në revistën satirike Sharlie Hebdo ku shigjetoj presidenti turk. Dhe pikërisht në këtë klimë të acaruar marrëdhëniesh ndërkombëtare duket se Shqipëria merr anë në një mënyrë të panevojshme. Aq më tepër kur vendi ynë pret që të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.