Sport

Flet autori i golit të fitores së Erzenit përballë Tiranës, ka dhe një dedikim special

Redon Mihana i dha fitoren e Erzenit përballë Tiranës në sfidën e javës së 14-të të Superiores. Një gol me vlerën e tri pikëve për sulmuesi i shijakasve, i cili u shpreh tepër i lumtur për golin e shënuar

“Shumë i lumtur për fitoren, për faktin dhe që shënova. Nuk e kisha ndihmuar ekipin me gol dhe tashmë jam i lumtur për fitoren. Nuk ndihem i sforcuar. Mundohem të jap maksimumin. Nuk jam një sulmues 9-sh. Na ka ardhur vetëm pritet federimi. Unë jap gjithçka për ekipin. Dihet kualiteti i Tiranës. Unë mendoj se duket në grup nuk po shkojnë mirë, por që kanë individë dhe na hapën shumë probleme”

Në fund ai ka dhe një dedikim special për ish shokun e tij të skuadrës, Raphael Dwamena i cili humbi jetën dy javë më parë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit duke thënë: “Golin tim ja dedikoj Rafael Dwamenës”

TRENDING

Exit mobile version