Floyd Mayweather u rikthye në ring, ndeshja ndaj Youtube-rit Logan Paul zhgënjeu shikuesit

Pritshmëritë e publikut ishin të mëdha, por ndeshja e ringut mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul, ishte me të vërtetë një mbrëmje për t’u harruar.

Rrjeti ka shpërthyer në masë ndaj kësaj ndeshjeje, duke e konsideruar atë, si një nga më të dobëtat në historinë e boksit. Në një moment të ndeshjes, Mayweather goditi fuqishëm në fytyrë Paul, ndërsa ky i fundit fillon të bie në dysheme.

Por, amerikani e mbajti me duar kundërshtarin, në mënyrë që të mos binte dhe që ndeshja të shkonte në raundin e tretë.

Një tjetër shfaqje, që është kritikuar nga fasat, është ajo kur Paul bëri disa gjuajtje falsë në drejtim të Mayweather, me amerikanin që vendosej vazhdimisht drejt qosheve.

Takimi la shumë për të dëshiruar, me shikuesit që pas përballjes bënë shaka me YouTuberin që nuk dinte as se si të godiste.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin