Politike

Flutura Açka: Ky Parlament ka marrë arratinë, duhet të mbyllet urgjentisht

Deputetja Flutura Açka deklaroi se Parlamenti duhet të mbyllet, për t’i hapur rrugë fillimit të një Parlamenti të ri për qytetarët shqiptarë. Sipas saj “ky Parlament ka marrë arratinë”. “Ka deputetë të përkushtuar dhe jam e lumtur që i kam njohur, por ka të tjerë që rutinën e tyre e përdorin vetëm për veten e tyre. Ky parlament duhet të mbyllet sot dhe të fillojë një parlament tjetër për shqiptarët. Ky Parlament ka marrë arratinë mesa shoh unë. Po kalon një pr.buxhet,pa debate. Kjo është e papranueshme për një parlament serioz, evropian”, tha ajo.

TRENDING

Exit mobile version