Kronike

Forca të shumta policie zbarkojnë në Nikël

Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë të shtunë në Nikël. Sipas informacioneve për NTV.AL  mësohet se kontrolle po zhvillohen në Nikël dhe në fshatrat përreth që në orët e para të mëngjesit, ku një numër  i madh efektivësh dhe mjete policore ndodhen në terren. Paraprakisht dyshohet se ky është një operacion që zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Thumanë.

TRENDING

Exit mobile version