FOTO- Marilyn Monroe a e helmoi Bobby Kennedy? Teoria tronditëse, zbulohet dosja super sekrete për vëllain e ish-presidentit

Pretendimet janë të vështira për t’u besuar … por burimi është aq i fortë dhe i besueshëm sa është e vështirë të rrëzohet kjo histori. Një polic i Los Anxhelos thotë se një dosje ultra-sekrete e Departamentit të Policisë drejton gishtin tek vëllai i ish-presidentit amerikan, John Kennedy si vrasësin e Marilyn Monroe  dhe aktori Peter Lawford i rrëfeu policit se ai pa se si po zhvillohej vrasja.

A e vrau Bobby Kennedy me helm Marilyn Monroe? Teoria tronditëse, zbulohet

Një gazetar e përshkroi atë si ‘të bësh dashuri me Presidentin në vështrimin e drejtpërdrejtë të 40 milionë Amerikanëve’.

Shpesh është aluduar se ajo ka patur një marrëdhënie intime me presidentin e asaj kohë, por edhe vëllain e tij.

Në festën post gala, në një apartament të siguruar nga një bos i Hollywood, ajo vallëzoi pesë herë me Bobby Kennedy,  Prokurori i Përgjithshëm të Sh.B.A  dhe vëllai i presidentit.

Por ajo u largua me Presidentin Kennedy dhe shkoi përmes një ashensori privat në dhomën e tij në hotelin tjetër Carlyle. Ditën tjetër, ajo u kthye në Kaliforni.

Peter Lawford, i cili ishte martuar me motrën e Presidentit, telefonoi Marilyn më vonë atë javë nga shtëpia e tij në kompleksin Kennedy. Ai kishte një mesazh brutal. Ajo nuk do ta shihte kurrë më Presidentin dhe nuk duhet të përpiqet kurrë të kontaktojë me të.

A e vrau Bobby Kennedy me helm Marilyn Monroe? Teoria tronditëse, zbulohet

Më pak se tre muaj më vonë, ajo do të kishte vdekur. Një hetim vendosi që ajo ndoshta vrau veten, por për gati 60 vjet shumë njerëz dyshuan se ajo ishte vrarë.

Por tani, ish- polici Mike Rothmiller ka vendosur të zbulojë atë që ai pretendon se është e vërteta e jashtëzakonshme: se dokumentet sekrete që ai gjeti në arkivat tregojnë se Marilyn Monroe u vra për të mbrojtur klanin Kennedy.

Më e bujshme akoma, ishte vetë Bobby Kennedy ai që i dha Marilyn pijen e helmuar që i mori jetën- ndërsa Peter Lawford pa gjithçka, shkruan Gazeta SHQIP.

Duke shfletuar faqet e dosjes, Rothmiller pa që Marilyn e konsideronte Bobby Kennedy si diçka shumë më tepër sesa një i dashur i rastësishëm. Ai ishte i martuar me shtatë fëmijë dhe u emërua Babai i Vitit të Amerikës në 1962, por ylli duket se besonte se ai ishte i përgatitur të linte gruan e tij, Ethel, dhe të martohej me të.

Bobby është i butë’, shkroi ajo. ‘Ai më dëgjon mua. Ai është më i mirë se John … Bobby thotë se më do dhe dëshiron të martohet me mua”.

A e vrau Bobby Kennedy me helm Marilyn Monroe? Teoria tronditëse, zbulohet

“Ata nuk po kthehen më. Bob dhe John më përdorën. Unë i thashë Peter se po më injorojnë. Do t’iu tregoj të gjithëve për ne.”, thuhet më tej në shënimet e saj.

Dhe, pas një telefonate me aktorin dhe dashnorin e rastit Jose Bolanos, ajo shkruante: ‘Unë i thashë Joze se do t’i tregoj botës për to. Ata më përdorën mua. Unë nuk jam lavire. Hoze tha mos i trego askujt për këtë. Është e rrezikshme. ’

Rothmiller “gërmoi” arkivin për të dhëna. Ai zbuloi thashethemet se Marilyn kishte abortuar në mes të korrikut 1962, me urdhër të Bobby Kennedy. Por sekuenca e saktë e ngjarjeve që përfunduan me vdekjen e saj ishte ende e paqartë.

Ai takon gjatë një evenimenti Peter Lawford. Aktori dukej shumë i dehur, kështu që duke shfrytëzuar rastin, detektivi futi kartën e tij të biznesit në xhepin e këmishës së Lawford, me fjalët  “Më telefono” të shkruara në pjesën e pasme.

A e vrau Bobby Kennedy me helm Marilyn Monroe? Teoria tronditëse, zbulohet

Rothmiller tashmë e dinte që Robert Kennedy kishte qenë në Los Anxhelos ditën kur Monroe vdiq. Një javë më vonë, Lawford e telefonoi  i bindur që Rothmiller ishte me CIA.

Në fillim, Lawford i dha atij versionin zyrtar, historinë që ai kishte treguar për 20 vjet – se si e thirri aktorja ditën që vdiq. Ajo i kërkoi atij t’i thoshte lamtumirë Presidentit për të.

Lawford pretendoi se ai thirri shërbimet e urgjencës. Kur mbërritën në shtëpinë e saj në Brentwood, perëndim të L.A., ajo ishte tashmë e vdekur. ‘Kjo nuk është ajo që ka ndodhur,‘ iu përgjigj Rothmiller, pasi unë e di të vërtetën.

Blofi funksionoi. Lawford u hap, duke zbuluar çdo detaj se si vdiq ajo. Sipas Lawford, Bobby Kennedy vendosi t’i bënte Marilyn një vizitë vetë. Të Shtunën më 4 Gusht 1962 ai fluturoi për në LA, ku Lawford u takua me të. Ai telefonoi aktoren nga shtëpia e plazhit të Lawford në Santa Monica dhe të dy burrat u udhëtuan me makinë për në shtëpinë e saj.

Kur Kennedy e urdhëroi atë të dorëzonte ditarin e saj, Marilyn humbi durimin dhe filloi të tundte një thikë kuzhine.

A e vrau Bobby Kennedy me helm Marilyn Monroe? Teoria tronditëse, zbulohet

Teksa debati ndizej, mes tyee pati edhe përplasje fizike.

“Nuk dua të trajtohem si kurvë që q* dhe injorohet”, deklaron supermodelja. Pas debateve të forta, Lawford e uli në divan Monroe për ta qetësuar, ndërsa Kennedy po trazonte një gotë me ujë, e cila thuhet se kishte helm.

Ajo e piu ujin dhe kjo dyshohet se w mori edhe jetën. Rothmiller beson se pija që Bobby Kennedy i dha asaj përmbante një helm vdekjeprurës të shkallës ushtarake, të siguruan ndoshta nga CIA.

Gjithsesi ky është vetëm një skenar, w cili nuk dihet nëse është e vërtetë apo jo…

Related Posts

Kategorite

BIoscalin