Kronike

Foto/ Aksident i pazakontë, makina humb kontrollin dhe përfundon në një dyqan dyshekësh

Një automjet tip “Toyota Yaris” ka përfunduar brenda ambientit të një dyqani në rrugën “Shtraus”, në Lezhë.

Nga burime në vendin e ngjarjes bëhet me dije se automjeti drejtohej nga një femër, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda dyqanit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi në momentin e aksidentit, nuk ka patur kalimtarë në rrugë dhe pronari i dyqanit nuk ka qenë jashtë.

Nga përplasja janë dëmtuar grila e dyqanit dhe një pjesë e murit të një furre buke.

TRENDING

Exit mobile version