Sport

FOTO/ Barcelona nderon duelin Mesi-Ronaldo, por nuk mungon as provokimi për yllin portugez

Historia rikthehet të përballjet me njëri-tjetrin në fushë. Nesër është ndeshja Barcelona-Juventus, takimi i fundit i grupeve të Champions-it, por mbi të gjitha rikthimi i sfidës së përjetshme mes Kristiano Ronaldos dhe Leo Mesit.

Katalanasit e nderojnë këtë duel mes tyre me një dizajn në rrjetet sociale që portretizon yllin portugez dhe “pleshtin”, të ulur në cepin e përplasjeve të tyre epike, “History” e ka cilësuar klubi i Barcelonës këtë duel.

Megjithatë, një detaj nuk i ka shpëtuar, një provokim për portugezin: Ronaldo dhe Mesi kanë dy pasqyra pas tyre, por vetëm tek ai i argjentinasit duket shkrimi “GOAT”, shkurtimi i “Greatest of all the time” që në shqip përkthehet “Më i miri i të gjitha kohërave”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version