Aktualitet

FOTO/ I gjenden armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari

Vorë

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar “Rifle”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TRENDING

Exit mobile version