Kronike

FOTO: Kush është shqiptari që vrau me plumb në kokë partneren rumune në Greqi

Personi që shihni në foto është 39 vjeçari shqiptar Gentian Mino, i cili pas një sherri me gruan e ka qëlluar atë me armë.

29-vjeçarja gjeti vdekjen nga një plumb që e kapi në kokë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

Ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.

Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike.

Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

TRENDING

Exit mobile version