Aktualitet

Foto me doreza para vrasjes, ja kush janë adoleshentët që vranë 15 vjeçarin

JOQ ALBANIA ka siguruar së fundmi foto të adoleshentëve që vranë me thikë 15-vjeçarin në Gramsh, Fatjon Bici. Burime ppër JOQ bëjnë me dije se postimet e tyre ishin të shumta në rrjetet sociale dhe zakonisht me mjete të ndaluara dhe me thirrje për dhunë.

Autori kryesor i vrasjes, i mituri me iniciale O.Ç kishte postuar në ditët e fundit, një foto me doreza, bashkë me një shokun e tij.

Këto doreza, janë po të njëjtat që janë përdorur ditën e ngjarjes së rëndë. Sherri mes të miturve kishte nisur në rrjete sociale dhe fatkeqësisht përfundoi në një tragjedi.

Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fatjonin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.

TRENDING

Exit mobile version