Sport

FOTO/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkëmben fanellën me Ronaldon

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, me skuadrën e tij të Ferencvaros, arriti t’i shënoi Juventusit në Itali, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Pas golit, sulmuesi i kombëtares sonë festoi si Cristiano Ronaldo, duke marrë vëmendjen e të gjitha mediave sportive në Itali. Në fund të ndeshjes, Uzuni dhe CR7 u fotografuan duke shkëmbyer fanelat.


Ai realizoi në minutën e 19-të golin e parë të sfidës, pas një kundërsulmi të shpejtë të hungarezëve, i shërbyer nga krahu u djathtë nga Nguen. 24-vjeçari fitoi edhe duelin me Cuadradon, duke e devijuar topin drejt rrjetës, me portierin Wojciech Szczesny që e pati të pamundur t’i ndryshonte drejtimin.

Uzuni zgjodhi të festonte pikërisht si Cristiano Ronaldo, që 16 minuta më vonë shënoi golin e barazimit me një goditje të “thatë” nga jashtë zonës. Në kohën shtesë Morata realizoi golin e fitores për Juven.

 

Gjithsesi, një mbrëmje për t’u shënuar në kalendar nga futbollisti shqiptar, që deri pak vite më parë luante në Superiore, por falë përkushtimit dhe seriozitetin në punë u katapultua në futbollin e madh europian, për të sfiduar emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version