Politike

FOTO/ Tirana pret Zelensky-n, kryeqyteti vishet me ngjyrat e Ukrainës, policia “blindon” rrugët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, në kuadër të samitit për Ukrainën që do të mbahet nesër në Tiranë. Zelensky do të pritet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në mbërritjen në aeroportin e Rinasit. Zelensky do të pritet të mërkurën në orën 09:00 nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit me Zelenskyn, në orën 11:00 Rama do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve. Pas kësaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një konferencë për mediat. Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, kurse liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes.

Bashkimi Evropian ‘do të përfaqësohet’ me Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Nga vendet fqinje, Greqia nuk do të ketë asnjë përfaqësim në Samit, kurse Maqedonia e Veriut në ditën e parë do të përfaqësohet nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe një ditë më pas me kryeministrin Talat Xhaferin.

TRENDING

Exit mobile version