Pinknews

FOTO/ ‘Unë të kam lënë…’, Luizi ‘zihet’ në Instagram me Kiarën

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ndodhet prej ditësh në SHBA për koncerte, ndërsa Kiara në Turqi, në xhirimet e emisionit “Kepi i Vipave”.

Çifti ka pasur një debat të vogël në komentet në Instagram, poshtë fotos që Luizi shpërndau sot në rrjetin social. Në foto Luizi ka pozuar krahas një makine luksoze, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin: Gjatë xhirimeve të Fast and Furious.

Pas kësaj Kiara ka komentuar foton e Luizit, duke i thënë: O lumadh patentën e ke lënë në shtëpi. Luizi iu përgjigj: Të kam lënë edhe ty, por kjo nuk do të thotë asgjë.

Kiara dhe Luizi janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar. Ata u njohën në emisionin reality show “Big Brother Vip Albania 2”.

TRENDING

Exit mobile version