Rajon

FOTO/ Vrau kunatin pasi kishte abuzuar me të bijën, shqiptari në Greqi paraqitet në prokurori

50-vjeçari shqiptar, autori i dyshuar i vrasjes së kunatit të tij mbrëmjen e së martës në afërsi të “Asteria” në Agria të Greqisë është dërguar në Prokurorinë Penale të Volos pak minuta pas orës 14:00. 50-vjeçari doli para prokurorit në gjendje të qetë shpirtërore, shkruajnë mediat greke. Po ashtu mësohet se i akuzuari është punëtor në bujqësi, ndërsa herë pas here punonte dhe në ndërtim.

Ai ka 3 fëmijë nga martesa e parë dhe një nga martesa me motrën e viktimës. 33-vjeçari i vrarë ishte i papunë dhe dyshohet se ka përdhunuar më të voglën nga 3 vajzat e kunatit të tij. 18-vjeçarja i ka treguar të atit dje se vëllai 33-vjeçar i gruas së tij të dytë abuzonte që në moshën 9-vjeçare dhe nga mosha 12 deri në 14-vjeçare e përdhunonte.

Ai kaishte arritur deri në pikën që e shantazhonte atë 8-muajt e fundit, duke i kërkuar 3 mijë euro për të mos i publikuar fotot intime që kishin bashkë. Policia do të marrë pamjet video të kërcënimeve nga celulari i 18-vjeçares, ndërsa hetimet vijojnë.

TRENDING

Exit mobile version