Kronike

FOTO+EMRI/ E cilësuan si arratisje spektakolare, ky është shqiptari që bëri bujë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, me origjinë nga Durrësi, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu i Teramos në Abruzo.

Dedja akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë.

Sakaq mësohet se më parë ka përdorur një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky. Kjo nuk është arratisja  parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Gjithashtu ai akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm.

TRENDING

Exit mobile version