Bota

FOTO+EMRI/ ‘Ikni me vrap nëse e shihni’, arratiset nga burgu krimineli i rrezikshëm

Në Londër po kërkohet një ish-ushtar, i dyshuar për sulme terroriste.

Bëhet me dije se i riu u arratis nga burgu mëngjesin e së mërkurës.

Sipas BBC, Daniel Abed Khalifa, 21 vjeç, ishte në pritje të gjyqit pasi u akuzua se kishte lënë bomba false në një bazë ushtarake.

Ai u arratis nga HMP Wandsworth në Londër dhe besohet se është ende në qytet. Prandaj, policia u ka kërkuar anëtarëve të publikut që t’i telefonojnë nëse e shohin atë, por tha se “besojnë se Khalifa përbën një kërcënim për publikun e gjerë”.

I riu u pa për herë të fundit i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të kuqe dhe të bardha me kuadrate dhe çizme ngjyrë kafe me majë çeliku, tha policia.

Khalifa akuzohet gjithashtu për “nxjerrjen” e informacionit personal rreth ushtarëve nga sistemi i Administratës së Përbashkët të Personelit të Departamentit të Mbrojtjes në vitin 2021.

TRENDING

Exit mobile version