Aktualitet

FOTO+EMRI/ Ktheu zyrat e ish-gazetës në “shtëpi bari”, dënohet me 18 muaj burg shqiptari në Britani

39-vjeçari shqiptar, Dino Marku është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një “shtëpi bari”. Marku u arrestua më 9 janar, ndërsa në momentin e kontrollit të “shtëpisë së barit”, ai u kap teksa fshihej pas disa kutive. Mediat e huaja raportojnë se pak kohë më parë ai kishte shkuar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe në këmbim në 10 mijë paundëve kishte pranuar që të kujdesej për një “shtëpi bari” në Powys.

“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të County Times. Ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”, tha prokurori Philip Clemo

Raportohet po ashtu se ish-zyrat e gazetës “County Times”, ishin ato që qenë kthyer në “shtëpi bari” ku u gjetën 246 bimë, me vlerë rreth 258,000 £. Gjykatësi Timothy Petts që dha dënimin me 18 muaj, tha po ashtu se Marku do të depërtohet në Shqipëri.

TRENDING

Exit mobile version