Politike

FOTOGALERI E TRISHTUESHME/ Ditë zije në PD, ikën Grida

Më lënien e mandatit të deputetes Grida Duma ka prekur edhe disa prej kolegëve të saj. Deputetët demokratë Flutura Açka dhe Agron Gjekmarkaj janë parë të prekur, teksa po ndiqnin konferencën e saj të fundit si deputete, të paktën për këtë legjislaturë. Madje ata shihen në një moment të përlotur.

Ky është një moment ‘deja vu’ për Partinë Demokratike. Kujtojmë se disa vite më parë, në qershorin e 2013-s, ishte Sali Berisha ai që me ‘dorëheqjen’ e tij bëri të qajnë një pjesë e demokratëve

• Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hequr dorë sot nga mandati i deputetes. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë. E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj. • Ajo e la Kuvendin me një mesazh për Partinë Demokratike, të cilës i kërkoi të bashkohet për të mos përsëritur një 6 mars të dytë, referuar zgjedhje të pjesshme lokale. Duma tha se vendimet e Partisë Demokratike përcaktojnë fatin e çdo shqiptari në Ballkanin Perëndimor, ndaj dhe nuk duhet të ketë me vegjetime. • Duma nuk bëri me dije vijimin e rrugës së saj, por tashmë ulësen në Kuvend ia kalon moderatores Oriela Nebijaj, e cila aktualisht moderon emisionin “Përputhen” në Top Channel. Raportimet e mediave bëjnë me dije se Duma tashmë do t’i përkushtohet botës së televizionit, por nuk janë zbardhur ende të tjera detaje.

 

TRENDING

Exit mobile version