Aktualitet

Fotoja që po bën xhiron e botës/ Infermierja e rraskapitur nga orët e gjata të punës, fle në timonin e ambulancës, kolegu i saj i bën dedikimin emocionues (EMRI)

Mjekët dhe infermierët janë ata që ndodhen në vijën e parë të luftës me virusin dhe shumë prej tyre po punojnë në orare të zgjatura.

Të gatshëm për të shpëtuar qytetarët, hera-herës kemi parë fotografi të publikuara në rrjetet sociale që tregojnë sa humanitetin aq edhe lodhjen e mjekëve, pas një periudhe të vështirë nga COVID-19.

Më e fundit është fotoja e infermieres italiane, Aurora Tocco vetëm 22 vjeçe, e rraskapitur, është fotografuar në timonin e ambulancës, pas tetë orësh pritje për të hyrë në dhomën e urgjencës së spitalit Villa Sofia në Palermo, me një nga pacientët me koronavirus.

Një nga imazhet simbolike të kësaj vale të dytë të koronavirusi, fotoja u publikua nga një koleg i saj, ndërsa shprehet: Tetë orë dhe nuk ka mbaruar akoma”.

Infermierja 22-vjecare punon në spitalin e fëmijëve dhe pasi mbaron turnin atje punon vullnetare në ambulancat që transportojnë pacientë të infektuar me COVID-19.

SOT.COM.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version