Aktualitet

Franca fut në ANKTH Vuçiçin, ja dushi i ftohtë që mori presidenti serb për Kosovën

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkoi buzagaz në Paris ku takoi presidentin Emmanuel Macron, por lideri francez është siguruar t’ia ngrijë buzëqeshjen në fytyrë. Pavarësisht njoftimeve madhështore në prag të vizitës së tij në Paris, presidenti serb ka marrë një “dush të ftohtë” në takimin me presidentin francez” – ka shkruar media serbe “Nova.rs”, referuar deklaratave për Kosovën dhe sulmin në Banjskë.

As marrëveshja për blerjen e avionëve luftarakë francezë, duket se nuk i përmirësoi gjërat. Hollësitë financiare të marrëveshjes së mundshme nuk janë bërë të ditura, por media pro qeveritare serbe e vlerësoi atë në rreth 3 miliardë euro. Por nuk mbaron me kaq.

Presidenti francez ka konfirmuar se vendi i tij do të mbështesë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të vensoaet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilën presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik e kundërshtojnë fuqishëm.

Në video-mesazhin e presidentit francez, që u transmetua të premten nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës në profilin e tij në rrjetin social X, Macron tha se Franca do të kujtojë përgjithmonë vuajtjet që kaloi Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës në vitet 1990 dhe veçanërisht gjenocidin e Srebrenicës në korrik 1995, të cilin ai e përshkroi si një nga tragjeditë më të këqija në historinë moderne.

“Franca nuk i ka harruar më shumë se tetë mijë viktima, të rritur dhe fëmijë, që u vranë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, – tha Macron. Mesazhi i tij, në të cilin konfirmoi gjithashtu se Franca i bashkohet vendeve që propozojnë dhe duan të mbështesin miratimin e rezolutës për Srebrenicën në organin më të lartë të OKB-së, u publikua vetëm dy ditë pasi Aleksandër Vuçiç vizitoi Parisin.

Në versionin e punës të rezolutës të transmetuar nga mediat, të gjithë anëtarëve te OKB-së u kërkohet të refuzojnë përpjekjet për të mohuar natyrën e atij krimi, të shpallin 11 korrikun ditë përkujtimi për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, teksa autorët që janë ende në liri, dhe për të gjetur eshtrat e rreth një mijë të vrarëve të tjerë.

Në tekstin e rezolutës së propozuar, Serbia apo Republika Srpska nuk përmendet askund në mënyrë eksplicite as faji kolektiv nuk i atribuohet asnjërit prej tyre, as popullit serb, siç pretendojnë gabimisht Vuçiç dhe Dodik.

Nismëtarët formalë të rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, dhe atyre iu bashkuan 15 të tjera, kryesisht vendet perëndimore më me ndikim dhe Turqia, të cilat tani së bashku qëndrojnë prapa dokumentit, i cili është në formën e një propozimi të dërguar për diskutim dhe Vendimi për pranim pritet më 2 maj.

Midis vendeve të rajonit, në propozimin e rezolutës u bashkua edhe Sllovenia. Vuçiç të enjten, pas takimit me Dodikun, bëri një dramë të vërtetë para gazetarëve, duke pranuar se nuk ka ndonjë perspektivë të veçantë për të penguar miratimin e rezolutës.

“Serbia do t’i kundërshtojë të gjitha vendet e NATO-s, nga Turqia e deri në Gjermani, me mjete politike, jo ushtarake, por ne e dimë se shanset tona janë minimale”, tha presidenti Vuçiç.

Dodik, nga ana tjetër, përsëri synoi temën e tij të preferuar të shpalljes së pavarësisë së RS-së si përgjigje ndaj rezolutës, e cila në thelb vetëm do të kujtonte faktet tashmë të provuara nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila vendosi për gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

“Nuk shoh asnjë pikë që RS pas miratimit të rezolutës të mbetet si pjesë e Bosnjë-Hercegovinës, tha Dodik, duke treguar se do të bëjë gjithçka që Vuçiç të mbështesë RS-në në vendimet e vështira që do të marrë pas 5 majit”. Vuçiç, nga ana e tij, theksoi se ai “i lutej popullit të Republikës Srpska” që të mendonte edhe një herë për të gjitha vendimet dhe veprimet që kanë planifikuar të marrin.

TRENDING

Exit mobile version