Kosova

Franca ndihmoi Serbinë në spastrimin etnik në Kosovë/ Analisti zbulon…

Profesori Muhamet Kelmendi, duke komentuar situatën aktuale politike, tha se Serbia kurrë nuk i ka ndalur aksionet terroriste ndaj Kosovës dhe theksoi se  Serbia me përkrahjen e KFOR-it francez bëri spastrimin e veriut të Kosovës.

“Serbia ka bërë në vazhdimësi komplote të ndryshme, deri edhe aksione terroriste, për të deststabilizuar Republikën e Kosovës dhe për ta ndarë apo pushtuar atë.

“Fillimisht me përkrahjen e KFOR-it francez, Serbia bëri spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptarët. U dëbuan mbi 12 mijë familje shqiptare. U armatosën dhe u organizuan grupe terroriste, si “Rojet e Urës”. Më vonë, u fut me marrëveshjen Thaçi-Daçiç dhe Mustafa-Vuçiç, ky formacion në Policinë  e Kosovës. U toleruan strukturat paralele. Kudo u toleruan simbolet e Serbisë. Nuk kishte asgjë nga Republika e Kosovës. Sikurse kjo mos të mjaftonte, u krijua “Lista Srbska”, një organizatë tipike terroriste. Në veri të Kosovës u ndërtuan nga Serbia dy organizatat militare, një prej të cilave është “Brigada e Veriut” – deklaroi Kelmendi, duke theksuar se këto fakte dhe shumë të tjera, flasin se Serbia nuk e pranon në asnjë formë shtetin e Kosovës.

“Për Serbinë është Kosova territor serb. Mbi këto përcaktime juridike dhe faktike vepron shteti dhe udhëhiqet në aksione Serbia. Nga Beogradi u organizuan dhe u bë dhunë; u kryen shumë aksione terroriste në Kosovë. U vranë shqiptarë, policë të vendit dhe të huaj, sikundër edhe që u zhvilluan bllokada rrugëve, shesheve dhe u sulmuan edhe ushtarët e KFOR-it. U dëmtua shumë prona private dhe ajo shtetërore” –  potencoi profesori, sipas të cilit, pritën aksione të ndryshme terroriste jo vetëm në veri, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

TRENDING

Exit mobile version