Bota

Franca nuk do ketë drita, Macron: Të kursejmë

Presidenti francez, Emanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve për të kursyer energjinë elektrike. Dimri nuk do të jetë i lehtë për t’u përballur nisur nga situata aktuale energjitike dhe do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji të qytetarëve.

Është ky paralajmërimi i presidentit francez Emanuel Macron. Ai u ka bërë thirrje francezëve se nëse kjo ndodh nuk duhet të tremben. Në një intervistë me rrjetin televiziv TF1 kreu i shtetit ka bërë të ditur se është normale që qeveria të përgatitet pasi nganjëherë ndodh dhe e paimagjinueshmja. Ai u kërkoi francezëve të të kursejnë energjinë elektrike.

“Nëse të gjithë bëjnë kujdes, kam besim se me punonjësit e kompanisë elektrike do ta kalojmë këtë periudhë. Kjo varet nga ne, nuk është për panik, por për përgjegjësi” ka bërë të ditur presidenti Macron.

TRENDING

Exit mobile version