Françeska Jaçe pushime në Amerikë, MESAZHI që jep nga përtej oqeanit

Modelja Françeska Jaçe ka qenë e ftuar në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe” që u zhvillua në Florida. E veshur me fustan ngjyrë blu të errët me shumë gurë dhe dekolte të hapur ajo ka ndarë foto nga kompeticioni në të cilën  shprehte mbështetjen për përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë.

Prej andej, modelja ka shfrytëzuar kohën për të pushuar në resortet e Floridës duke ndarë në mënyrë të herëpashershme foto me ndjekësit.

Një foto e postua në ‘Instastory’ me një libër të autorit Joe Navarro, me titull “Ti s’më mashtron dot” në të cilin flitet për të kuptuar gjuhën e trupit nga një agjent FBI-je ka kuriozuar ndjekësit duke menduar se ai postim dikujt i dërgohet në formë dedikimi.

Por, shumë shpejt pas leximit të librit, modelja ka ndarë foto me bikini teksa pushonte në pishinën e resortit.

Ajo që vihet re është qe modelja shfaqet krejt e vetme në këto pushime dhe këtë nuk kërkon ta fshehi në asnjë moment duke treguar momente nga mëngjesi për një person apo fotot e videot ‘selfie’.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin