Kosova

FRENONI zemërimin, Bakoyannis i përmend Kosovës zotimet që i dha për KiE

Ish-kryediplomatja greke, Dora Bakoyannis, që hartoi raportin për Kosovën  ka shprehur entuziazmin e saj  në një intervistë për Mediabox pasi kolegët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i dhanë mbështetje të gjerë raportit të saj, i cili rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.

“Ata votuan me një shumicë të jashtëzakonshme raportin tim që nënkupton se raporti është pozitiv për te Komiteti i Ministrave. Ata kërkuan opinionin tonë dhe opinioni ynë është pozitiv. Ne besojmë që ajo vrimë e vogël e zezë në zemrën e Europës duhet të mbyllet, dhe dy milionë njerëz të tjerë do të kenë mbrojtjen e Këshillit të Europës, mbrojtjen për të drejtat e njeriut, të drejtat fetare dhe sigurisht mundësinë që të shkojnë në Gjykatën Europiane në rast se këto të drejtat shkelen. Është e rëndësishme për minoritetin serb, është e rëndësishme për të gjithë minoritetet. Por, është e rëndësishme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe që do të ndiejnë nga sot se e kanë edhe një të drejtë më shumë” – deklaroi Bakoyannis.

Ajo gjithashtu u tregua e qartë gjithashtu teksa tha se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që ka marrë dhe do te jete gjate gjithe kohes ne lupen e KiE.

“Ne po flasim për të drejtat e njeriut. Nëse do të flisnim për shtetësinë, unë s’do ta merrja persiper këtë raport sepse do të isha e njëanshme dhe s’do ta kisha integritetin që i nevojitet këtij raporti. Por, tani e di që raporti është korrekt. Kosova ka një rrugë të gjatë për të ecur, do të monitorohet nga Këshilli i Europës në rast se hyn. Që nga momenti i parë ata morën përsipër zotime që shpresoj se do ti plotësojnë, por ne do t’i shikojmë ato shumë seriozisht” – theksoi Bakoyannis

Më pas, ajo foli për debatin e djeshëm, të cilin e përshkroi si të vështirë. Ajo tha se si greke nuk e kishte të lehtë dhe shtoi se do të donte që nga deputetët serbë të kishte reagime më të qeta.

“Unë i kuptoj reagimet emocionale të serbëve. Do të doja që të ishin pak më të qetë, por mendoj që në proces të gjithë do ta kuptojnë që dialogu duhet të vihet në vend.  Nuk ka zgjidhje pa dialog. Konfliktet e ngrira nuk janë të ngrira dhe të mira, ato gjithmonë rihapen dhe dialogu është e vetmja zgjidhje” – potencoi raportuesja greke.

TRENDING

Exit mobile version