Kosova

FRIKA mbetet në muajin maj, ka mundësi që të vazhdohet pranimi i Kosovës

Kryetari i Këshillit për Politika Strategjike dhe ish-ministri i Mbrojtjes ne Serbi, Dragan Shutanovac nuk e përjashton mundësinë e shtyrjes së pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të planifikuar për më 16 maj, pavarësisht, siç tha ai, rekomandimit jodetyrues.

” Albin Kurti nuk është një njeri që e meriton atë lloj mbështetjeje politike që pati, kështu që tani do të shtrohet pyetja nëse do të ketë shtrëngim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe miratimin me force të vendimit, pasi Kosova eshte shprehur se do t’i përmbushë obligimet e saj në të ardhmen” – tregoi Shutanovac.

“Tani duhet të merremi me atë se çfarë do të thotë kjo për Serbinë dhe çfarë për Prishtinën, të bëjmë një strategji se si do të veprojmë në KiE për t’ua bërë jetën më të lehtë qytetarëve të kombësisë serbe që jetojnë në Kosovë” – deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes

“Dora Bakojanit kishte vënë parakusht ne hartimin fillestar te raportit, por ka patur presion nga sferat e interesit, gjë që tani e sjell Këshilln e Evropës në një situatë absurde. Tani pritet vendimi I ministrave te jashtem ne muaj maj, dhe nese qellimi I Perendimit eshte qe Kosova te antaresohet, edhe mund te ndodhe keshtu” – potencoi Dragan Shutanovac.

TRENDING

Exit mobile version